Pse Rama nuk e deshiron me Tahirin?

Home » Aktualitet » Pse Rama nuk e deshiron me Tahirin?

By edi on August 29, 2017. No Comments

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Llogara ku pritet të nisë dita e dytë e takimit me ministrat e rinj. Por ajo që ra në sy në kompozimin e kabinetit të ri është mungesa e Saimir Tahirit, një prej më të afërmve të Ramës në mandatin e parë dhe njëkohësisht më të sulmuarve nga opozita por edhe ish-aleatja LSI.

Rama u pyet nga gazetarët gjatë një takimi mbi arsyet e lënies jashtë të Tahirit nga qeveria.

“Qeveria nuk është si skuadra kombëtare e futbollit, që është seleksioni i atyre që do rrinë në fushë dhe të tjerët do rrinë në stol. Ne kemi nevojë shumë të madhe, ka shumë nevojë qeveria për një grup jo thjesht të fortë në Kuvend, por kemi shumë nevojë edhe në parti duhet të kemi disa kapacitete shumë te mira që të vazhdojnë punën. Unë besoj shumë që e gjitha është si puna e një trupi të tërë”, tha Rama.

Sponsored by Revcontent
Nato tra il 1951 e il 1991? Questo Sistema può Farti Guadagnare 16.350€ al Mese

Rama ka komentuar edhe deklaratën e dhënë nga presidenti Ilir Meta gjatë fushatës, kur krëcënoi me mosdekretim të qeverisë.

“Me sa mbaj mend, Meta ka thënë se deklaratat deri në orën 18.00 të datës..se mbaj mend…do t’i linte pas. Jam i bindur që nuk do ketë probleme të tilla. Gjithëkush gabon. Jemi njerëz, nuk jemi robotë. Natyrisht që ka lloj-lloj nivelesh të gabimeve që mund të kenë kosto, por nga pikëmamja e mmënyrës si do zhvillohet kjo marrëdhënie nuk shoh shqetësime. Nuk shoh siç e gjykoj unë një potencial aq autodestruktiv si ai që u shfaq në fushatë”, tha Rama.

Rama tha se me Metën do të ketë marrëdhënie normale institucionale. Po ashtu, ai komentoi edhe daljen së LSI-së në Opozitë.

“LSI ëhstë në opozitë falë gabimeve trashanike strategjike. Shumë afër nesh nga pikëpamja e programeve. Do jemimaksimalisht të disponueshëm për të dyja palët”, tha Rama.

Leave a Reply