Pse Zaev eshte me te vertete patriot “maqedonas”?

Home » Aktualitet » Pse Zaev eshte me te vertete patriot “maqedonas”?

By edi on August 5, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Me ardhjen e Zaev ne krye te Qeverise “maqedonase” po ndodhin ndryshime qe me thene te drejten ishin te pritshme.

Ndryshimet po ndodhin ne raportin e brendshem me shqiptaret, por edhe ne raport me Tiranen zyrtare.
Zaev ka kuptuar nje gje shume te rendesishme per Maqedonine dhe te ardhmen e saj se: rreziku i vertete i Maqedonise nuk jane shqiptaret dhe e ardhmja e saj varet pikerisht prej tyre.
Pse nuk jane shqiptaret e keqja e Maqedonise? Sepse, shqiptaret nuk kane e nuk mund te kene interesa dashakeqe kunder nje shteti ku ato perbejne gjysmen e popullsise e me shume se gjysmen e territorit.
Kerkesat e shqiptareve kane qene e vazhdojne te jene kerkesa qe lidhen me te drejtat e tyre legjitime dhe e keqja e Maaedonise do te ndodhte ose do te ndodh nese keto te drejta nuk merren parasysh.
“Maqedonia” eshte nje shesh interesash te ndryshme, disa artificiale e te tepruara e disa te natyrshme e historike.
Ne keto rrethana nje pjese e mire e politikaneve maqedonas nuk kane perfaqesuar interesat e vendit te “tyre”, por interesat te caktuara te disa fqinjeve.
Per shembull Gruevski ka qene fillim e mbarim filo bullgar dhe Qeveria e tij mund te konsiderohet jo vetem anti shqiptare, por tradhtare ndaj “Maqedonise”.
Nese do te kishte vazhduar linja e Gruevskit, Maqedonia do te kishte shkuar drejt nje konflikti te sigurt me shqiptaret dhe e ardhmja e saj do te ishte krejt e pasigurt.
Cdo politikane “maqedonas” qe tenton ose kerkon te mohoj e te perjashtoje faktorin shqiptar, nuk ben gje tjeter vecse con drejt gremines vendin e tij.
Zaevin une nuk do ta konsideroja si pro shqiptar, por si patriot per vendin e tij. Miratimi i gjuhes shqipe nuk i prish asnje pune “Maqedonise” vetem se forcon unitetin e saj. Cfare te keqje i ka ndodhur Zviceres qe ka kater gjuhe zyrtare? Asgje!
Po ashtu Zaev e din shume mire se zgjidhja e problemeve te brendshme ne raport me shqiptaret kalon edhe nga Tirana Zyrtare dhe ai ka filluar t’i intensifikoje raporte bilaterale.
Intensifikimi i ketyre raporteve eshte ne interes te dy vendeve, por edhe te paqes e stabilitetit ne Rajon. Sllavo-maqedonasit duhe te heq dore nga lidhjet e tyre me serbet e bullgaret, sepse vetem sherrin ju kane pare. Ata duhet te behet aleate e miq te vertete me shqiptaret nese duan te mbijetojne.
Ceshtja e emrit te Maqedonise? Vete ky proces hap nje kapitull te ri te rithemelimit te shtetit dhe shqiptaret kete radhe duhet dhe i kane te gjitha mundesite te jene shtetformues. Ndryshe shteti i ri nuk mund te behet dhe nuk te krijohet!
Une, mendoj se shteti i ri i Maqedonise duhet te vazhdoje te kete lidhje me emrin “Maqedoni”, sepse ky term jo vetem qe nuk u prish pune shqiptareve, por eshte ne favorin e tyre, duke qene se nje term i tille ka lidhje me autoktonet e Ballkanit dhe prej tyre jane edhe shqiptaret.
Nese shteti i ri vazhdon te kete lidhje me termin “Maqedoni”, ky shtet do te jete me prane shqiptareve se sa sllavo-maqedonasve qe s’kane asnje lidhje historike me Maqedonine e vertete apo protagonistet e saj di Aleksandri i Madhe dhe babai i tij.
Shqiptaret duhet te mbeshtesin procesin e ndryshimit te emertimit te shtetit te Maqedonise me kushtin se ata duhet te jene me te drejta te plota shtetformues dhe nje hap i rendesishem ne kete drejtim eshte berja e gjuhes shqipe, gjuhe zyrtare.

Leave a Reply