Rama largon me turp Bushatin nga diplomacia

Home » Aktualitet » Rama largon me turp Bushatin nga diplomacia

By edi on August 26, 2017. No Comments

Tre ditë para se të bëjë publike emrat e minisrave të rinj, Edi Rama “dogji” emrin e Ditmir Bushatit me një fjalim “përcëllues” në Ministrinë e Jashtme. Si për ambasadorët, edhe për diplomacinë e këtyre 4 viteve, kryeministri foli me përçmim, gati me neveri. Ambasadorët i përshkroi si të leshtë, ndërsa diplomacinë si të ngjashme me atë të kohës së komunizmit.

Ceremonia me të cilën u largua Ditmir Bushati është e paprecedentë. Edi Rama nuk ia bëri këtë spektakël turpërues as ministrave teknikë dhe as atyre të LSI, pavarësisht të gjithave. Vendimi i Ramës për ta nxjerrë Ditmir Bushatin nga zyra si një dështim, ngjan më shumë me një hakmarrje personale që e ka origjinën në fushatën e Shkodrës.

Rezultati nuk qe i kënaqshëm për Partinë Socialiste, që u rendit e dyta e në Shkodër pas Partisë Demokratike. Por më shumë se kaq, në fushatën e Shkodrës habiti përplasja mes PS dhe PSD-së së Tom Doshit. Me këtë të fundit, Ditmir Bushati replikoi disa herë, pa marrë parasysh lidhjet e forta të tij me Ramën. Si për ta kujtuar se me Tom Doshin ishin aleatë, Edi Rama u detyrua të dërgojë të vëllain në Shkodër në mes të fuushatës zgjedhore. Sërish përplasja mes PS dhe PSD mbeti e ashpër.

Në fund të fushatës elektorale, triumfues se mori më shumë vota se LSI, Tom Doshi i dha një mesazh të shkurtër Dimitr Bushatit, kur i tha gazetarëve se “ai ka lindur i zi dhe s’ka pse ta komentoj”.

Sot Rama lëshoi mbi Ditmir Bushatin të gjitha rrufetë, që nuk ia lëshonte dot gjatë fushatës, për shkak të ekuilibrave të brishtë para zgjedhjeve. Tom Doshi me siguri e ka ndjekur në ERTV. Nuk ka sesi të mos ketë mbetur i kënaqur nga një fjalim si ai i Ramës./Lapsi.al

Rama për diplomacinë e Bushatit

“Nuk mund ta justifikojmë dot ekzistencën e shërbimit të jashtëm, brenda një rutine të përditshme, që fillon dhe mbaron në vijat e trasha të marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Më falni po në kënvështrimin tim, kjo lloj rutine ngjan ende qametshëm me kohën kur ky vend ishte ende i izoluar dhe i jepte mend gjithë botës. Na duhet një përmbysje e madhe, përmes një qasjeje të re, një angazhimi shumë më dinamik një vullneti dhe energjie të ripërtërirë në funksion të zhvillimit të vendit dhe jo thjesht në funksion të përfaqësimit formal jashtë kufijve. Na duhet kreativitet dhe pragmatiëm, cilësi të cilat për një mijë e një arsye sot janë të fjetura ose mungojnë fare”

Leave a Reply