Ramushi, Kryeminister i komanduar

Home » Aktualitet » Ramushi, Kryeminister i komanduar

By edi on August 25, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Ramush Haradinaj arriti kulmin e popullaritetit te tij me betejen e fundit me drejtesine qe e fitoj fale mbeshtetjes mbare shqiptare dhe po ashtu edhe SHBA.
Betejat e fundit me drejtesine krijoi imazhin e nje Ramushi te forte, te qendrueshem dhe vetvetja.
Pra, njerezit filluan te besonin se Ramushi para parimeve dhe interesave te qytetareve nuk ben kompromise.
Beteja e fundit e Ramushit rriti kuotat e tij per Kryminister, por ai gjithmone gabon ne zgjedhjet e tij politike. Ai zgjodhi anen e gabuar, koalicionin me PDK.
Njerezit mendojne e kane menduar gjithmone se Haradinaj perfundon ne Hage sa here Hashimi don ta heq qafe nga politika.
Mandje, edhe familja e Hardinaj ne kohen kur flitej arrestimi dhe ekstradimi i tij e komentuan si nje akt tradhtie te ardhur nga Prishtina. Tradhti nga kush? Pse u tradhtua?
Ramushi me rregullin e shumices nuk mund te behet kurre Kryeminister, sepse partia e tij me probleme te medha qe lidhen me cilesine e burimeve njerezore filozofine e varfer politike, nuk mund te fitoi kurre shumicen per te formuar qeverine.
Ka pasur nje imazh per Haradinaj: ate nuk e komandon askush dhe nuk tradheton linjen patriotike as per pushtet!
Ky imazh sot eshte i rrenuar! Pse? Sepse, Ramushi eshte i komanduar e po tenton te hehet Kryeminister i komanduar nga Thaci.
Ai shkon ne Parlament kur t’i thote Veseli! Ai pret te behet Kryeminister kur t’i thote Veseli! Ne keto rrethana, Kosova per hire te pushtetit po humb Ramushin e dikurshem e kjo eshte me e rende se sa mundesia qe ne keto rrethana Haradinaj mund te behet Kryeminister.
A i duhet Kosoves ne keto rrethana kryeminister Haradinaj? Nuk besoj! Sepse, realisht do te kemi Thacin edhe President edhe Kryeminister! Haradinaj, nuk ka numrat per te qene Kryeminister i forte dhe per te qene vetvetja.
Ne rrethanat aktuale Haradindaj do te jete thjeshte Kryeminister i komanduar nga Thaci.
Keshtu me mire preferoj Albin Kurtin, qe ka projekte e program te qarte per te qeverisur Kosoven. Ai ka forcen politike dhe burimet njerezore me i realizuar projektet e tij!

Leave a Reply