Sa na kushtojne gabimet e “Monikes”?

Home » Aktualitet » Sa na kushtojne gabimet e “Monikes”?

By edi on August 15, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Kryetaria e LSI dhe bashkeshortja e Presidentit ka thene dje para te rinjeve se kerkon falje per gabimet e nuk do te perseriten me!
Sa hipokrizi! Pse ju kerkon falje pikerisht tani shqiptareve pas 8 vjet pushte? Po sa na kushtojne “gabimet” e Monikes dhe Metes?
Se pari, ata nuk jane konsideruar asnjehere gabime nga drejtuesit e LSI, por opsione dhe mundesi per pasurim, pushtet dhe privilegje.
Askush nuk i ha me dokrat e LSI se ajo qenka ne Opozite dhe e perfaqesoj ate.
LSI nuk doli ne opozite si forme reflektimi ndaj te “keqes”. Ajo u nxorr dhunshem ne Opozite, sepse nuk duhet me kuj! Nese nuk do te kishte dale ne Opozite a do te kishte vazhduar te gabonte LSI? Sigurisht! Po sa na kushtojne gabimet e LSI?
1. Rrenoi perfundimisht meritokracine ne punesim e te rinjeve e te rejave
2. Pordhosi perfundimisht Parlamentin duke e mbushur me kalamaj
3. Futi principin e blerjes te deputeteve sa majtas-djathtas
4. Miliona euro deme nga korrupsioni i shkaktuar nga eksponente te LSI ne te gjitha nivelet institucionale
5. Shkaterroi Sherbimin Diplomatik
6. Shkaterroi moralin e politikes
7. Politiken e kthyen biznes e shpk
8. Shitblerjen e votes

Sa na kushtojne te gjitha keto? A ka vend per falje nga ana jone? Kush eshte misioni i kesaj partie?
Rama ka vendosur me e shkri kete formacion politike.
Tani topin e ka Basha, ai duhet te refuzoi cdo bashkepunim me LSI e ne kete situate ajo maksimumi edhe pak muaj dhe nuk do te ekzistoi si formacion politik dhe keshtu do i hiqet nje e keqe shume e madhe Shqiperise! Kete mendim e kam pasur qe ne fillim dhe mbetem i palekundur.
LSI eshte nje lavjerrese e nuk duhet te gjej me mure te lira ku mund te ngjitet!
Te gjithe ata qe kane menduar tek pushteti i perjetshem i LSI jane gabuar!
Ne fenomenet njerezore nuk ka asgje te perjetshme dhe LSI dhe devijm i fenomeve njerezore nuk kishte si te ishte e perjetshme!
Te gjithe ata qe jane punesuar nga LSI duhet te pushohen njehere e mire nga te gjitha pozicionet, sepse jane punesim kundrejt pageses, blerjes se vendit te punes ose per shkak te lidhjeve finsore me familjen Kryemadhe e Meta.
Vazhdimi i kontingjentit te LSI ne te gjitha nivelet e institucioneve shqiptare vazhdon te jete nje kosto e madhe per Shtetin dhe shoqerine.

Leave a Reply