Samiti i Durresit- Kete here jam me Ramen!

Home » Aktualitet » Samiti i Durresit- Kete here jam me Ramen!

By edi on August 26, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Skena e pritjes e Rames qe u rezervoje lidereve te Ballkanit ne Durres ishte nje fitore shume dimensionale per Shqiperine.
Rama mund te kete shume te meta ne berjen e politikes, por ka nje arme te forte, menyren se si e koncepton dhe e ekzekuton protokollin shteteror.
Me siguri personat qe i qendrojne afer kane merita, por kam pershtypjen se shumica e gjerave jane ide personale e Rames dhe ekzekutimi i tyre behet po ne kundesjen personale te Rames.
Sot, Shqiperia u prezantua si fuqi e Rajonit. Cdo gje kishte kete domethenie. Keshtu ishte edhe pritja qe u beri Rama lidereve jashte protokollit formal.
Ne fakt ai me gjuhen e tij te trupit dhe ate verbale po zbatonte me perpikmeri protokollin e ideuar per nje rast te tille.
Ai pasi i perqafonte te ftuarit i shoqeronte te gjithe me nga nje te rene ne shpatull.
Kjo levizje eshte tipike per te treguar se i zoti i shtepise eshte Rama e ne kete takim do te behet ajo qe do te propozoje e vendos ai.
Anija ushtarake shqiptare mbrapa ne detin tone ishte nje sinjal i qarte se Shqiperia do i zoteroje ata ujera dhe Shqiperia synon te jete fuqi ushtarake.
Pra, ishte nje sinjal i qarte se Shqiperia ka politika te qarta per tu rikthyer mbreteresha e Adriatikut dhe Jonit!
Nje rol te rendesishem per prestigjin aktual nderkombetar e rajonal qe po gezon Shqiperia eshte edhe fale punes shume te mire te Ministres se Mbrojtjes qe ju ka dhene nje dimension te ri FA duke i modernizuar dhe standardizuar sipas kerkesave dhe vizioneve re NATO-s.
Po ashtu ndoqa me vemendje Kryeministren e Serbise qe nuk e kishte mendjen vetem tek Rama, por edhe tek Durresi dhe Adriatiku endrra te hershme serbo-sllave.
Edhe fjalimi i Rames me Han ishte ne kuadrin e te zotit te shtepise dhe te vendi qe eshte faktor ne Rajon.
Rama me protagonizmin e tij i ka dhene nje dimension tjeter diplomacise shqiptare e Shqiperise. Eshte fatkeqesi qe protagonizmi i Rames nuk shoqerohet edhe me nje protagonizem nga Ministri i Jashtem apo figura te tjera energjike ne sherbimin diplomatik.
Jam plotesisht dakord me ato qe Rama ju tha ambasadoreve tane para dy ditesh dhe nuk eshte i gjithe faji i Rames per situaten aktuale te sherbimit diplomatik.
Rama do te kete merita nese e ka seriozisht deshiren dhe vendosmerine e tij per ta rinovuar dhe standardizuar sherbimin diplomatik.
Problemet e diplomacise shqiptare lidhen me historine e gjate te tranzicioni, sepse eshte perdorur si streha e familjareve te pushtetit, si mundesi punesimi te militanteve dhe jo si elita me e rendesishme qe ka ne dore fatet e vendit dhe perfaqesimin dinjitoz nderkombetar.
Nuk eshte ceshtja e mundesive financiare per te bere diplomaci ekonomike, por paaftesia e atyre qe simbolizojne shtetin shqiptare ne vendet e akredituara.
Vemendja e institucioneve te Shtetit per sherbimin diplomatik ne keto vite ka qene zero dhe kjo ka ndodhur, sepse politika ka prodhuar me shume konflikt te brendshem dhe e gjithe orientimi i opinionit publike ka qene drejt konflikteve te brendshme duke e lene ne hije situaten e sherbimit diplomatik.
Kundershtoje me force hamendesimet qe trillohen per nje Jugosllavi te Re.
Takimi i bere ne Durres nuk eshte ne kete drejtim dhe e kam shpjeguar edhe here te tjera se Jugosllavia i perket te kaluares dhe nuk ka shanse te jete me perspektive e te ardhmes.
Jam plotesisht dakord ne lidhje me bashkepunimet Rajonale dhe keto ide i kam propozuar rreth 7 vite me pare dhe po ashtu jam plotesisht dakord per nje zone te perbashket tregtare dhe jo vetem.
Kete e them duke pasur parasysh se procesi i integrimit europian per vendet e Ballkanit eshte i paragjykuar ne nisje dhe i ngadalte.
Ne keto rrethana vendet e Ballkanit duhet te bashkepunojne mes vetit per te deshmuar se jane te gatshem te bashkepunojme perseri se bashku edhe ne familjen e madhe te BE-se!
Jam i sigurt se Rama nuk e ka e nuk do e kete kurre ne mendje nje Jugosllavi te Re.

Leave a Reply