SHBA-te falenderojne znj. Kodheli per punen si Ministre e Mbrojtjes

Home » Aktualitet » SHBA-te falenderojne znj. Kodheli per punen si Ministre e Mbrojtjes

By edi on August 29, 2017. No Comments

Permes nje letre Ambasadori i SHBA ne Tirane, Shkelqesia e tij Lu ka falenderuar znj. Kodheli per punen e saj si Ministre e Mbrojtjes. Duhet theksuar se nga te gjithe ministrat qe ju mbaron mandati dhe nuk jane konfirmuar ne qeverine Rama2, vetem znj. Kodheli merr falenderime ne emer te Washingtoni dhe Ambasades te akredituar ne Tirane.

 

E nderuara ministre Kodheli,

Ne emër të kolegëve në Washington dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë më lejoni Τ’ju përgëzoj për punën Τuaj të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një Aleat i ngushtë NATO. Nën lidershipin Tuaj ne kemi përparuar në bashkëpunimin tonë ushtarak përmes mbështetjes që i kemi dhënë lidershipit të NATO-s në Evropë dhe Afganistan dhe kemi çuar përpara objektivat tona të përbashkëta për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë Aleancën.

Ka qenë kënaqësi të punuarit me ju gjatë detyrës suaj si ministër i Mbrojtjes dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi dhe bashkëpunime të tjera. Ne vlerësojmë çfarë Ju keni bërë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por gjithashtu për marrëdheniet Shqipëri-SHBA.

Edhe njëherë, urimet më të përzemërta.

Siqerisht,
Donald Lu

Leave a Reply