Shqiperia duhet te kete prioritet Integrimin ne BE!

Home » Aktualitet » Shqiperia duhet te kete prioritet Integrimin ne BE!

By edi on August 29, 2017. No Comments

Nga Prof. As. Dr. Jordan Daci

Shqiperia gjithmone ka qene ne shenjestren e fqinjeve per ta pushtuar ose vene ne kontroll nepermjet menyrave te maskuara me ide, ne pamje te pare perparimtare dhe nen justifikimin e perfitimeve ekonomike.

Menjehere pas perfundimit te Luftes se Pare Boterore, Tito nepermjet joshjes edhe te liderit Bullgar Dimitrov hodhen idene e Konfederates Ballkanike, Bulgaria do ruante statusin e saj te pavarur dhe te barabarte me Jugosllavine dhe Shqiperia planifikohej te ishte nje republike si gjithe ish republikat jugosllave. Sigurisht, qellimi kryesor ishte venia nen kontroll e shqiptarve dhe mundesisht asimilimi dhe zhberja e arritjes se pavaresise qe ishte bere me aq mund dhe gjak. Nga ana e Shqiperise nuk pati asnjehere vullnet te shprehur konkret, por kishte zera te cilat e perkrahnin, por fale interesave Sovjetike, Stalini vonoi dhe sabotoi kete plan pasi nuk kishte besim tek Tito, por kishte edhe plane te tjera per Shqiperine etj.

Sot eshte hedhur perseri ideja e nje Jugosllavie te Re dhe mua vetem fjala Jugosllavi me ngjall neveri dhe me kujton sesa gjak eshte dedhur dhe sa krime lufte jane bere qe te zhbehej ai plan tinzar dhe deshtak qe i lejoi vetem Serbise te perfitoje ne kurriz te popujve te tjere. Vete fjala Jugosllavi ose “Sllavet e Jugut” nje dhurate si ide, ne ate kohe e Ministrit te Puneve te Jashtme te Frances, s’ka asgje te perbashket me Shqiperine dhe shqiptaret ne teresi.

Integrimi i shqiptareve ne BE nuk mund te paraprihet nga integrime te tilla rajonale me pasoja te shumta negative posacerisht per interesat shqiptare. Per me teper, kjo mund te coj ne efektin e kunder qe BE te shtyje integrimin e rajonit pasi te behet integrimi rajonal etj.

Qeveria Shqiptare, nje qeveri miope, pa inventar dhe pa asnje studim, i meshon fort ketij projekti kur mundesite qe ekonomia shqiptare te konkurroj ne kete rajon, jane zero. Mjafton te shikojne sa eshte deficiti tregtar me Serbine, Maqedonine, Malin e Zi etj. Gjithe marreveshjet e tregtise se lire dhe kuotat te negociuara pa bere asnje studim paraprak, kane rezultuar ne perfitim vetem per te tjeret dhe aspak per Shqiperine.

Nderkohe, qe Ministria e Financave qe ne vitin 2014 vazhdon diskuton me Kosoven projektin e nje tregu te perbashket pa barriera doganore, ky projekt nuk ka ecur aspak nga disa individe dashakeqes qe nuk e duan realisht nje gje te tille dhe deri dembel dhe te paafte qe sdine cbejne. Madje, e konfirmoj teresisht dashakeqes ndaj ketij projekti me rendesi kombetare! Ne vend qe te perfundoj ky proces, thuajse braktiset dhe dalim tek Jugosllavia e Re, nje projekt i cili nuk duket te kete bekimin dhe as mbeshtetjen e SHBA-ve.

Une jam kunder cdo projekti qe nuk paraprihet nga studime profesionale te gjithanshme ne funksionon te percaktimit te perfitimeve dhe kostove dhe pergatitjes se strategjive qe ulin ose shmangin efektet negative dhe ne cdo rast qe nuk kane bekimin e SHBA-ve dhe qe rrezikon interesat afagjate te shqiptareve…

Kjo qeveri dhe protagonizmi i pakuptimte i Kryeministrit te vetem ne bote me atlete, e kapur per fyti nga nepotizmi, partitizmi dhe krimi i organizuar, si dhe me nje administrate e diplomaci te “leshte” nuk ka asnje mundesi te realizoje projekte ne perfitim te shqiptareve. Ky projekt do kishte perfitime vetem per Serbine dhe vendet e BE qe do shtrijne investimet mbi kete rajon, por jo mbi baza barazie ne parim sikurse do te ishte nese ky rajon do ishte pjese e BE-se. Ne fakt, midis te tjerash kjo arsye do te coje ne zgjatjen ndoshta me dekada te integrimit te ketij rajoni ne BE.

Megjithate, ky projekt nuk mund te realizohet asnjehere pa votat e opozites, pasi kushtetuta kerkon shumice te cilesuar per te tilla marreveshje, qe mos u befshin kurr!

Zoti e bekofte Shqiperine dhe miqesine me SHBA

Leave a Reply