Teoria e fundit konspirative: PD bashkeqeveris me PS

Home » Aktualitet » Teoria e fundit konspirative: PD bashkeqeveris me PS

By edi on August 9, 2017. No Comments

Nga Alban DACI

“Grupi armiqesore” ne PD vazhdon me idete e tij konspirative per te vertetuar se Basha ka per te bashkeqeverisur me PS!
Idene e fundit per te justifikuar nje gje te tille e lidhin me mundesine e qendrimit te Kolonel Demirajt ne qeverine Rama2 dhe kete e justifikojne si vazhdimesi bashkeqeverisje te PD me PS.
Sa e vertete mund te jete kjo?
Se pari, edhe nese insistojne te huajit, Kolonel Demiraj ka, thuajse, zerro shanse per te qene perseri minister i Brendshem.
Pse? Per disa arsye: konflikti i vazhdueshem qe ka me Mimi Kodhelin. Dikush mund te thote, po pse Rama e pranoi atehere Demiraj minister? Sepse, propozimi per Demiraj erdhi ne nje situate te veshtire pas nje ngerci, ku vendi rrezikonte te shkonte ne situata te paparashikuara.
Rama per shkak te rrethanave dhe marreveshjes se arritur do te pranonte cdo emer,qe do i propozonte Opozita.
Tani situata eshte krejt ndryshe dhe Rama nuk ka pse te pranoi asnje diktat nga askush.
Arsyeja e dyte qe Kolonel Demiraj ka pak shanse te vazhoje si minister eshte fakti se dikasteri qe mbulon eshte shume i rendesishem dhe Rama nuk ka luksin qe kete dikaster te lere jashte mbulimit nga njerezit e tij.
Tani le t’i kthehemi arsyetimit ne nje kendveshtrim tjeter. Nese Demiraj vazhdon te jete minister a do te thote se PD po bashkeqeveris me PS? JO, aspak! Demiraj nuk eshte anetar i PD, nuk mbulon asnje poste politik tek PD! Rama ka thene se do te bej koalicion me qytetaret ne kete optike Demiraj ka te drejten e tij legjitime te kontribuoj per vendin me profesionalizimin e tij, por ai nuk mund te konsiderohet si motivi i bashkeqeverisjes se PD me PS-ne!
A do te ishte tragjike bashkeqeverisja e PD me PS, ashtu si kerkon ta konsideroje “Grupi Armiqesor”? Ne, shqiptaret, nuk jemi ata qe kemi shpikur shkencat politike e per rrjedhoje rastet e koalicioneve te medha nuk i kemi shpikur ne.
Ka plot raste ne bote qe Opozita dhe Pozita per interesa te rendesishme te vendit bashkeqeverisin.
Nuk do te ishte fundi i botes, nese per arsye te stabilitetit, reformave dhe procesit te integrimit PD do te bashkeqeveriste me PS.
Madje, nje qeveri e tille do i jepte nje imazh tjeter Shqiperise ne nivel nderkombetar, duke dhene garanci konkrete per stabilitet politik.
Nuk shikoj asgje te keqe nese PD bashkeqeveris me PS, por e shikoj si mjaft pozitive per qytetaret dhe vendin.

Leave a Reply