Aksioni i policise ne Elbasan-Politika-krimi-politika*

Home » Aktualitet » Aksioni i policise ne Elbasan-Politika-krimi-politika*

By edi on September 22, 2017. No Comments

Flamur Vezaj

Operacioni “xhiroja e fundit” me Elbasan!
Sa keq me vjen per Gj.Oshafin dhe shefin e tij A.Dashin qe drejtojne policine ne kete kohe ne Elbasan. Per shkak se krimineleve ne ate qarke POLITIKA i ka dhene pushtet!
Shpesh kemi degjuar, kryesisht nga opozita se dhenderi i kreut te Bashkise eshte person me precedent te rrezikshem kriminal! Kjo thuhet edhe ne dosjen e tij personale qe policia e disponon! Per kete fakt dhe shume te tjera, edhe vjehrrit te tij (kreut te Bashkise) POLITIKA me ndihmen e POLICISE i ka vene mbrojtje shtese 24 ore me efektive te Forcave speciale te Policise! Nese nuk do ishte i lidhur me krimin apo i rrezikuar nga kriminelet pse duhet te ruhet nje kryetar Bashkie, kush e ka kercenuar??! Kete pergjigjie nuk e kam marr asnjehere nga Policia apo edhe Prokuroria…nen ze te gjithe e pranojne se “kreu i Bashkise se Elbasanit ruhet per shkak te problemeve te dhenderrit”…..
Nuk eshte vetem ky problemi ne Elbasan, jane vrasjet qe po vazhdojne terrorizojne kete qytet. Si masakra e pazbuluar ndaj familjes Capja, atentatet e ndryshme mes qytetit dhe te gjitha pa autor se Policia nuk eshte ne gjendje, kjo fal edhe nderhyrjes se POLITIKES, te provoi e zbuloi autoret!
Gjithashtu, dihet tashme prej vitesh se Elbasani eshte bere si qender e grumbullimit dhe perpunimit te drogave te forta qe hyjne nga Maqedonia dhe Greqia e me pas qe perfundojne ne vendet e BE-se. Kjo per faktin se disa “biznesmen” te ketij qyteti (qe njihen nga vendasit) kane ngritur prej vitesh rrjetin e trafikut te drogave te forta ne Itali e Holande e qe vazhdojne te punojne te pashqetesuar nga Policia (qe i di emrat)!
Per ta mbyllur, i kthehem perseri POLITIKES, se eshte kjo e fundit, qe ka lejuar perseri qe ne Parlament te hyjne deputet te kesaj zone me te kaluar te erret kriminale dhe qe i japin mbeshtetje te forte krimit qe te lulezoj jo vetem ne qytetin e Elbasanit!
Keshtu qe BOLL bete SHOW me fakira!
#Operacioni_vazhdon_ne_Vlore#

* Titulli eshte i redaksise

Leave a Reply