“Ata” i kemi perballe, por syte nuk i kemi ne balle!

Home » Aktualitet » “Ata” i kemi perballe, por syte nuk i kemi ne balle!

By edi on September 3, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Meqe pseudointelektualeve ju pelqen ironia! Kush ka guxim te marr kamer te fshehur e te shkoje neper Xhamija e te pyes se cfare mendojne per Skenderbeun! Rezultati do ishte i frikshem dhe shqetesues per te gjithe ne! Reagimi i atij i mamit ishte po aq i frikshem sa realiteti.
Per fat te keq ai nuk perfaqeson vetem veten e tij, por mbrapa ka shume te ngjashem qe e ndjekin dhe i besojne. Kjo me shqeteson!
Megjithate, kam pershtypjen se frytet e kesaj urrejtje do i shikojme se shpejti ne dem te kombit dhe te Atdheut.
Une, disa nga keto ceshtje i shikoj si ceshtje te Sigurise Kombetare dhe te cenimit te Sovranitetit, ose me qarte te dhunimit te Unitetit.
Uniteti i nje populli forcohet dhe simbolizohet tek historia dhe tek heronjte. Nese ne kemi kendveshtrime te ndryshme per Skenderbeun, qe eshte simboli i Shtetit dhe i Kombit, atehere do te thote se ne, nuk jemi dakord me “Unitetin”.
Ne cfare nivelesh jemi nuk dihet, por kam nje parandjenje qe jemi ne nivele te frikshme e kemi zgjedhur rrugen e gabuar, po shtiremi sikur s’ka probleme te tilla dhe po i leme pas dore.
Une, shpresoj dhe uroj qe institucionet te jene ne nivelin e duhur per te garantuar Sigurine tone Kombetare, Sovranitetin dhe Unitetin.
Megjithate, keto nuk jane ceshtje qe zgjidhen vetem permes institucioneve.
Shqiperia ka nevoje urgjente per modelin e Ataturkut ne konceptimin e shoqerise dhe identifikimit e Shoqerise me besimet fetare.
Nese nuk e bejme ne menyre urgjente kete, ju garantoj qe pasojat nuk do te jene te kendshme per te ardhmen tone te perbashket.
E kam thene edhe here te tjera, shoqerite si kjo e jona te varfera, ne tranzicion dhe me nje sistem te dobet arsimor jane te ekspozuara me shume ne problemet aktuale qe lidhen me terrorizmin.
Po ashtu, Shqiperia ka probleme me informalitetin ne cdo fushe duke perfshire edhe funksionimin e mjaft kulteve, fondacioneve me natyre fetare ose me ovjektive te mirefillte fetare.
Me rastin e Skendebeut kane rene kembanat e alarmit, eshte momenti si shoqeri, por edhe institucionet e shtetit te merren dhe te perballen me keto ceshtje.

Leave a Reply