Basha-Kryemadhi-Sajmir Tahiri

Home » Aktualitet » Basha-Kryemadhi-Sajmir Tahiri

By edi on September 9, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Mos perfshirja e Tahirit ne Qeveri eshte nje goditje e rende per PS-ne. Nuk e di nese Rama ka pas urdher te nderkombetareve per ta lene jashte qeverise Tahirin, apo ka fituar klani i Veliajt dhe i Bushatit qe Tahiri te kthehet ne Minorance.

Sajmir Tahiri eshte kryetari i PS-Tiranes e po ashtu padyshim edhe simboli i fitores historike ne Tirane. Mosperfshirja e tij ka pasoja per PS-ne dhe sidomos per degen e Tiranes.
Politika behet me kontribute njerezore dhe ne rast fitoreje shperblehen me pushtet e privilegje.
Ne rrethanat aktuale me lenien jashte qeverisjes te Sajmir Tahirit eshte lene jashte nje grup i rendesishem qe kane qene pjese e stafit te tij qe e shikojne, qe kane kotribuar per fitoren e PS e tani shikojne veten larg tortes se pushtetit.
Nje pjese e shtabit elektoral te Sajmir Tahirit jane angazhuar e kane punuar me idene se drejtuesi i tyre do te jete patjeter ne Qeveri e keshtu do te kene perseri poste, vende pune dhe privilegje. Kush e di sa police jane perfshire ne politike e kane bere fushate me idene se shefi i tyre do te jete perseri Tahiri.
Historia ka deshmuar se kur miqesia e madhe kthehet ne urrejtje hakmarrja eshte shume madhe. Mjafton te marrim si shembull rastin e Hamzajt me Skenderbeun. Egoizmi dhe hatermbetja cuan ne tradhti.
Ne situaten aktuale te Tahirit duke pare edhe foton e qendrimit te tij ne Parlament ne syte e tij shikohet qarte ndjenja e nje zhgenimit te madhe qe ai ka ndaj Rames e ndaj partise qe sakrifikoi dhe kontribuoi shume.
Buka e thyer nuk ngjitet me- thote populli. Kjo eshte edhe perspektiva e miqesise se Rames me Tahirin, e cila nga sot nuk do te jete me si me pare.
Pse u perjashtua keshtu Tahiri? Pertej perfolsjes se tij me kultivimin e lendeve narkotike, Sajmir Tahiri kishte fituar nje protagonizem te forte ne PS, qe fatkeqesisht e mbeshteti vetem tek besimi ndaj nje personi, Rames duke neglizhuar ekuilibrat dhe raportet e tjera brenda PS. Tahiri u ndje aq shume i forte dhe i sigurt sa i bindej vetem Rames e mandje me “mbeshtetjen” e Rames sulmonte thuajse hapur edhe Meten. Ishte Tahiri i vetmi ai qe replikoi hapur me Meten pas mbarimit te zgjedhjeve. Dukej sikur Tahiri fliste me opinionin e Rames per Meten, por perjashtimi i tij nga qeverisja u vertetua se s’ka qene ashtu.

Tahirin e kane vleresuar shume si politikan te zotin, kurse une e vleresoj shume per protagonizmin e pragmatizmin qe e karakterizon dhe e vleresoj zero per aftesi politike.

Persona si Tahiri qe ne femijeri kane ne sirtar endrren me qene gangster e keta nuk behen kurre politikane.

Ai ngjan me Azem Hajrdarin, Sokol Olldashin e keta krijojne lidhje te forte me shefin e me te tjeret kane marredhenie distancuese prej gangsterlliku dhe menfregizmi.

Keto cilesi sjellje krijojne probleme ne politiken, sepse nuk vleresojne detajet dhe neglizhojne ekuilibrat duke u gjetur te braktisur apo te zhgenyer sapo mbaron raporti i miqesise se forte me eprorin.
A eshte perfolja e Saimir Tahirit me kultivimin e hashashit dhe presioni i nderkombetareve qe Rama e lane jashte qeverisjes? Se pari, Tahiri nuk ka bere e ndermarre asnje iniciative pa u konsultuar me Ramen, atehere nuk perjashtohet mundesia qe Rama e perdori per nje mandat dhe per ta flakur ne kete legjislature, ose eshte opsioni tjeter qe Tahiri me besimin e Rames u forcua aq shume sa i doli jashte kontrolli.
Se dyti, protagonizmi i Tahirit ra shume ne sy dhe krijoi distanca dhe xhelozira brena PS-se dhe forumeve drejtuese.
Megjithate lenia menjeane e Tahirit nuk do te jete pa pasoja per PS-ne, sepse ai ka shume mbeshtetes sidomos ne radhet e te rinjve me orientim rrebeluese.
Nese kjo situate mes Tahirit e Rames do te perkeqesohet ne vazhdim te ketij mandati, natyra e Tahirit prej protagonzmi do te bej qe ai te jete nje arsye reale per percarjen e PS-se.
Tahiri mund te shikoi mundesine per te ardhmen e tij politike:
1. Te sfidoj hapur lidershipin e Rames dhe te luftoj per t’i marr partine qe e konsideroj ne keto momente aksion te pamundur;
2. Te krijoi nje subjekt te ri politik duke marre shume te rinje te PS-se. Kjo ka shume gjasa te ndodhe dhe nga zhgenjimi me Ramen, ai do te bej marreveshje edhe me djallin per ta sfiduar e ne kete rast ne konceptin e Tahirit djalli eshte Meta.
PD-ja ka nje mundesi me ardhur ne pushtet dhe ajo eshte duke bashkepunuar me LSI-ne e duke shpresuar ne nje rrebelim te pameshirshem te Tahirit kunder Rames dhe PS-se.

Leave a Reply