Berisha- Grida Dumës: Ti s’mund të flasësh në emrin tonë.

Home » Aktualitet » Berisha- Grida Dumës: Ti s’mund të flasësh në emrin tonë.

By edi on September 10, 2017. No Comments

Rrjedhja e votave të PD-së dhe shkuarja në favor të mazhorancës, duke votuar Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi ka qenë tema e debatit dhe përplasjeve në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, të zhvilluar me dyer të mbyllura gjatë mesditës së sotme.

Debatet kanë qenë të ashpra dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur përplasje me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, por edhe me dy mbështetës të këtij të fundit, Grida Dumën dhe Ervin Salianjin.

Ish-kryeministri Berisha i ka tërhequr vëmendjen Grida Dumës në lidhje me deklaratën e bërë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe këmbënguljes së saj gjatë ditës së sotme që qëndrimi i përbashkët të ishte se ‘mazhoranca e manipuloi votimin për Ruçin’.

Debatet mes ish-kryeministrit Sali Berisha e Dumës:

Berisha: Sa dolëm nga parlamenti Ervin, News thoshte Ruçi me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t’ia tregosh votat një për një prapë nuk bind. Ti thua gjëra të tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve.

Nuk bindim se ata manipuluan në votim. Se ishte live. Kërkoni komision hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë në hava. Duhet të mbyllet me një dënim të këtij akti. Me një qëndrim të qartë të kryesisë së grupit. Ta dënojmë dhe të marrim masa. Mos të fshihemi pa asnjë kuptim.

Grida Duma: Unë mendoj që mjafton qëndrimi që mbajta dje, t’i qëndrojmë asaj.

Berisha: Grida nuk kemi qenë dakord me qëndrimet e tua. Ti nuk mund të flasësh dhe të thuash në emër të grupit kur grupi nuk është mbledhur. Qëndrimin që do mbajmë tani do jetë i grupit./mapo

Leave a Reply