Cfare kuptova nga intervista e Berishes?

Home » Aktualitet » Cfare kuptova nga intervista e Berishes?

By edi on September 13, 2017. No Comments


Nga Alban Daci

Ai mbetet lideri me i rendesishem i tranzicionit shqiptar e po ashtu lideri absolut i PD-se.
Intervista e Berishes po interpretohet sipas interesave e mendjeve te liga, por mendoj se e verteta eshte krejt ndryshe.
Berisha po jep leksione demokracie duke thene se ka hequr dore nga drejtimi i partise demokratike, por politika mbetet pasioni me i madhi i tij qe do te heq dore vetem, kur te jete i pamundshem fizikisht dhe menderisht.
Ne intervisten e tij ai nuk e gjykon te paafte politikisht Bashen, respekton stilin e tij dhe lirine e tij politike.
Gjykon se nuk do te kishte hartuar listen qe beri Basha, por nuk e quan gabim ate, sepse cdo njeri ka pikepamjet e veta.
Berisha ne intervist heq cdo iluzion per te rimarre drejtim e PD-se dhe deshmoi ne forme te sinqerte se kryetari i vertete eshte Basha.
Tani ceshtja e listes dhe e emrave ne vecanti mendoj se duhet te interpretohet ne kendveshtrime te ndryshme.
Largimi i Berishes dhe ardhja e Bashes do te thote ndryshim lidershipi e ndryshim epokash. Basha ka te drejten e tij te zgjedh njerezit me te cilin do te kriojoi lidershipin e tij.
Nese Topalli dhe disa te tjere kane qene te rendesishem e te pazevendesueshem per lidershipin e Berishes, ata s’jane me per lidershipin e Bashes.
Politika e pushteti nuk jane gjendje te perhershme dhe te detyrueshme. Topalli dhe disa te tjere duhet te pranojne se me mbylljen e lidershipit te Berishes eshte mbyllur edhe lidershipi i tyre.
Kjo do te thote se ata nuk jane me te detyruar te vazhdojne te krontribuojne per lidershipin e ri te Bashes e po ashtu edhe ky i fundit duket qarte se nuk e ka te domosdoshem kontributin e tyre.
Tani keta qe sot po bejne diversion brenda PD apo edhe nga jashte saj per egoizem personal pushteti pas intervistes se Berishes duhet te kuptojne dy gjera:
1. Berisha nuk do te ndermarr asnje beteje per lidership ne Parti e keshtu qe nga sot nuk duhet te kene iluzione se permes tij do te mund te rikthehen te fuqishem si me pare ne PD.
2. Ti pershtaten lidershipit te Bashes pa kushte e te shpresojne ne procese plotesuese ne kohe per te qene perseri pjese e iniciativave te PD, perndryshe kot sa flasin larte e poshte se do te mbeten te shperfillur e te poshteruar duke rrezikuar e demtuar imazhin e krijuar nder vite ne PD.
Basha nuk po kalon nje periudhe te veshtire si rezultat i paaftesise se tij politike, por per thikat qe po merr pas shpine nga ish miqte e tij ne PD.
Grupi i egoisteve te semure per pushtet, per hir te inateve personale dhe per faktin se Basha nuk i deshi ne lidershipin e tij, po e sulmojne ate cdo dite dhe po e demtojne rende PD nga e cila moren pafundesisht privilegje e ndoshta bene shume pak sakrifica.
Une, kam quajtur gabim Bashen vetem ne importimin e aleateve ne listat e PD duke perfshire pese e duke perjashtuar shume te tjere.
Basha nuk ka treguar asnjehere se mbi cfare kriteri vendosi te fuste ne listat e PD: Dashin, Dulen, Nardin, Mehdiun e Duken e duke lene jashte: Ndocaj, Spahiun e te tjere.
Per te tjerat Grupi Parlamentae i PD-se me perfshirjen e te rinjeve me duket shume dinamik, koherent, energjik, guxinshem .
Deputet si Ervin Salianji, Agron Shehaj, Gridua Duma dhe Hajdari do te jene shpejt vlera te spikatura e mjaft te rendesishme per gjithe grupin parlament. Fjalimi i Ervini eshte me miri nga radhet e Grupit Parlamentar te PD.
Fjalimi i vajzes se Hajdarit, pertej emocioneve, ishte nje fjalim me elemente te mire profesional. Me fjalimin e saj, deshmoi se i njeh mire politikat europiane dhe nderkombetare.
Sulmet ndaj tyre i shoh subjektive qe vijne si pasoje e xhelozise te atyre qe kane mbetur jashte listave. Per shkak te tyre po frymezohet Rama dhe disa anetare te Grupit te PS per te sulmuar deputet e rinj te PD qe i shohin si kundershtar te forte, sepse nuk kane faje mbi supe nga e kaluara.
Nje thenie e vjeter popullore thote se ne pemen qe ka fruta gjuhet me gure.
Faktit qe deputetet e rinj te perfshire nga Basha po sulmohen, pergojohen, do te thote se ata tashme jane faktore si brenda PD-se, ashtu edhe jashte saj.

Leave a Reply