Dibra ne meshiren e fatit!

Home » Aktualitet » Dibra ne meshiren e fatit!

By edi on September 19, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Te jesh dibran eshte nder e t’i sherbesh eshte privilegje. Sherbimet qe mund t’i bejme Dibres jane nga me te ndryshme, por ne keto momente te veshtira qe po kalon, ajo na therret te gjitheve t’i sherbejme duke ngritur koken e duke e vendosur ne qender te vemendjes.
Dibra eshte nje situate te mjerueshme, sepse vazhdon te deskriminohet nga pushteti qendror duke mos pasur asnje perfaqesues ne Qeveri e po ashtu po kalon nje situate te mjerueshme ne pushtetin vendor.
Pra, praktikisht Dibra eshte pa qeverisje vendore e pa qeverisje qendore.
Peshkopia po humb identitetin e nje qyteti te vogel alpin, te paster e me rregulla, sepse rruget e qytetit jane totalisht te amortizuara dhe nuk bejne me asnje dallim as me rruget e pashtruara te fshatrave.
Pastertia e qytetit le per te deshiruar duke humbur keshtu nje nder vlerat kryesore te dibranit, rregullin e pastertine.
I vetmi projekt si pjese e “rilindjes urbane” eshte rikonstruktimi i bulevardit kryesor qe eshte akoma i pa perfunduar, cilesia e punimeve eshte skandaloze dhe nuk ka asnje transparence per punimet dhe ecurine e tyre.
Nuk ka asnje projekt per zhvillimin urbane të qytetit, nuk ka asnje plan per rikonstruktimin e lagjes se pazarit bashke me pazarin qe mbetet ne kushte te mjerueshme.
Nuk ka projekte per njesite administrative e nuk jane marre masa per stinen e dimrit po troket ne dere.
Nuk ka projekte per nje bibloteke qyteteti e programe zhvillimi per programe rinore dhe punesimin e tyre.
Peshkopia per shkak te pazareve te Tiranes eshte pa kryetar Bashkie, i cili nuk qendron ne zyre per te pritur qytetaret, por me shume e kalon kohen ne Maqedoni apo jashte Peshkopise.
Kete pohim ma kane bere qytetaret e Peshkopise.
Peshkopia nga vendi i te urteve dhe intelektualeve, me mbeshtetje te politikes se Tiranes po kthehet si Vlora e vititit ’97, sepse drejtojne e komandojne bandat dhe institucionet.
Thashethemet e qytetit jane se Kryetari aktual mund te jap doreheqjen. Ai me doreheqje do i bente nder historise se tij profesionale si nje mjek qe i ka sherbyer me devotshmeri e sukeses komunitetit.
Dibra po vuan gjithnje e me shume nga uji i pijshem. Qyteti i Peshkopise kete vere ka pas mungese me ore te tera te ujit te pijshem. A ka kuptim qe Peshkopia e rrethua me burime te mrekullueshme uji te vuaj nga uji i pijshem e te vazhdoje te furnizohet vetem nga uji i Korabit qe eshte projekt i realizuar rreth 40 vjet me pare e nuk eshte bere me asnje nderhyrje.
Punesimet ne kete bashki jane e vazhdojne te jene krejt militanteske e nepotike duke lene qindra te rinj pa pune qe sillen te pa shprese bulevardit lart e poshte.
Kjo situate e rende e Dibres duhet te behet publike e nuk mund te lihet ne harrese.

Leave a Reply