Fitorja e Merkel dhe Demokristianet shqiptare

Nga Alban Daci

N/Kryetar

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar

Merkel fiton per here te katert ne Gjermani dhe demokristianet fitojne perseri ne Gjermani.
Kjo eshte nje deshmi e qarte se alternativa dhe filozofia demokristiane mbeten nje alternative reale qeverisese dhe po ashtu nje faktor i rendesishem ne vendet me te forta te BE.
Po pse demokristianet shqiptare vazhdojne te kene humbje dhe te mos jene model qeverisje?
Demokristianet shqiptare kane nje kulture te gjere dhe nje histori te ndritshme mendimi filozofik politik, por qe nuk eshte konvertuar asnjehere ne aksione politike konkrete dhe ne model te mirefillte qeverisje.
Si filozofi politike, demokristianet shqiptaret mund te konsiderohen nder me te hershmit ne Europe e po ashtu edhe si model institucional. Ketu duhet te kemi parasysh se, Pal Engjelli, ishte prift dhe mbante pozicionin e nje ministri te jashtem ne kohen e mbreterise se Skenderbeut.
Ai eshte modeli i pare, nese mund te konsiderohet keshtu, si minister i jashtem ne fillimet e diplomacise shqiptare si institucion i mirefillte ndermjetesimi, negocimi, lobimi me aleatet e Skenderbeut.
Ardhja e osmaneve per rreth 500 vjet i dhane nje goditje te rende filozofise demokristiane te konceptimit dhe funksionimit te shtetit.
Nje goditje tjeter e rende per filozofine demokristiane ishte dhe ndarja e Ortodoksve dhe Katolikeve shqiptare, per shkak te ndarjes historike te kishave.
Pra, ortodokset shqiptare nuk u bene pjese e filozofise demokristiane duke u ndikuar nga modeli i kishave ortodokse ne Rajon, te cilat shtetitn e shikonin si pjese te tyre dhe nuk ishin dakord me konceptet e ‘800, per ndarjen e udheheqesit nga cilesite hyjnore e po ashtu per ndarjen e fese nga shteti.
Nje periudhe lulezimi demokristianet shqiptare e njohen ne fillimet e mbreterise se Zogut e pastaj perseri pesuan goditje me pushtimin e Shqiperise nga Fashizmi, i cili si regjim totalitare, te vetmen fe, kishte fashot e Musolinit e te vetmen filozofi qeverisje kishte modelin autotitar te nje regjimi diktatorial.
Goditja me e rende e demokristisneve shqiptare ishte ardhja e regjimit Komunist, i cili menjehere u shpalli lufte klereve fetare, dijetareve e bashke me ta edhe iniciativave per te krijuar alternativen e mirfillte politike demokristiane ne Shqiperi.
Ardhja e pluralizmit politik ne Shqiperi u dha mundesi rrymave te ndryshme politike te krijohen dhe te vazhdonin jeten politike. Demokristianet e vertete ose mentoret e vertete demokristiane shqiptare, shumica ishin pushkatuar, disa kishin vdekur ne mergim,te tjere kishin shume vite burgu mbi shpine e ishin ne gramat e fundit te jete. I vetmi mes tyre qe tentoi te bente rrymen e vertete demokristiane ishte At Zef Pellumbi, por ky u pengua nga rrymat e forta te trashegimise komuniste qe ishin konvertuar brenda nje periudhe te shkurter ne liberal dhe demokrat.
Ne keto rrethana, logoja dhe emri i demokristianeve u keqperdor nga persona qe s’kishin as te kaluaren familjare demokristiane e as formim politik demokristian, por kishin mesuar e studiuar ne shkollen e Partise, ose kishin mesuar artin Komuniste per t’i sherbyer Regjimit.
Per keto rrethana ne periudhen e tranzicionit e deri me sot, demokristianet nuk u kthyen kurre nje alternative reale politike e aq me pak nje model institucional qeverisje.
Pas 20 vitesh rrethanat jane qe demokristianet te kthehen ne elite politike dhe te jene protagoniste reale. Per te ndodhur kjo ata duhet te besojne tek e kaluara dhe duhet te impenjohen per te ardhmen.
Nuk mund te jesh edhe socialiste edhe demokristian, nuk mund te jesh edhe me LSI edhe demokristian, nuk mund te jesh edhe demokristian edhe me PD-ne.
Demokristianet shqiptare duhet te ribashkohen, te plotesohen me elemente te rinj te shkolluar ne Europen demokristiane e te rikthehen faktore ne politiken shqiptare. Mundesite jane reale, mbetet vetem ceshtje vullneti.