Heronjt jane te politikes apo te Kombit?

Home » Aktualitet » Heronjt jane te politikes apo te Kombit?

By edi on September 17, 2017. No Comments


Nga Alban Daci

Per te shkruar kete mora shkas per shtepine e Prek Calit. Tani ne kete histori ka disa te vertete qe nuk deshmojne gje tjeter vecse realitetin tone social politik ku jetojme, ku padyshim edhe historia eshte e varur nga keto procese dhe pjese perberese e kompozimit.
Prishja e Shtepise se Prek Calit koencidoi si per te keq edhe me festimet e Pezes.
Tani kemi dy realitete perballe.
Prek Cali, mendoj se eshte simboli i qytetarit Gege, shtate larte, me mustaqe, veshje tradicionale, revolver argjendi dhe sy te prefte e te eger.
Prek Cali nuk ishte komuniste e kjo nuk eshte fundi i Botes. A ishte patriot? Sigurisht nje nder burrat me te forte te kohes se tij ne Veriun e Shqiperise qe jeten e vuri ne sherbim te Atdheut.
Kush e vlereson drejt vepren e nje person per bemat dhe vepren e tij? Mjedisi ku eshte rritur, eshte formuar dhe ka kontribuar. Pra vendlindja. Nuk thone kote i joti te njehe me mire se kushdo!
Shtepia e tij u rindertuar po nga banoret e Malesise se Madhe dhe u prish nga institucionet shteterore. Cfare kupton kjo? Institucionet shteterore jane ne sherbim te politikes, te asaj linje politike qe e pushkatoi padrejtesisht.
Pra, jane pikerisht banoret perfaqesojne realitetin tone kombetar dhe historik dhe deshmojne te verteten.
Pse e bera lidhjen me Pezen? Peza eshte simboli i frymes komuniste dhe zyrtarisht fillimi i nje ideologjie te erret qe do te roberonte shqiptaret per kater dekada e gjysme.
A jane te gjithe patriote ata te Pezez? Jo te gjithe e mandje mund te them se disa prej tyre jane simboli i luftes civile, vllavrasjes dhe tiranise qe per pushtet vrane, pushkatuan dhe eliminuan eliten nacionaliste dhe patriotike te vendit.
Po a ishin te gjithe komuniste ata ne Peze? Sigurisht!
Perfaqesuesit e pushtetit aktual kane nevoje per figura apo procese historike qe justifikojne aksionet e tyre dhe modelin politik apo edhe arsyen perse duhet te ekzistojne.
Por, kjo nuk eshte historia jone, eshte shperfytirimi i historise per nevoja politike.

Leave a Reply