Koreja e Veriut mund te godase Europen!

Në një kohë kur tensionet mes SHBA-se dhe Koresë së Veriut janë në kulmin e tyre, ministrja e Jashtme e Francës ka dhënë alarmin se raketat e diktatorit Kim Jong Un mund të godasin Europën, para Shteteve të Bashkuara.

Ministrja Florence Parly, duke vizituar ushtrinë franceze në Tulon, tha se Koreja e Veriut mund të krijojë armë me rreze të gjatë veprimi dhe Europa mund të jetë brenda fushëveprimit të raketave të Kim Jong Un më herët nga sa pritej.

Komentet e ministres franceze erdhën pasi Presidenti Trump dhe kryeministrja britanike Theresa Mej diskutuan mbi Korenë e Veriut. May këmbënguli se është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar t’i dërgojnë një mesazh të qartë Penianit.

Por ambasadori i Koresë së Veriut në OKB, duke folur në Gjenevë dy ditë pas testit bërthamor të Phenianit, tha se vendi i tij ka rritur masat e vetëmbrojtjes dhe Kim Jong Un mund të hedhë raketa të tjera nëse SHBA-të rrisin presionin dhe sanksionet ndaj Penianit.

Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump ka paralajmëruar përmes një postimi në Twitter se do të lejojë Japoninë dhe Korenë e Jugut të blejnë më shumë armatime ushtarake të sofistikuara nga Shtetet e Bashkuara.

Rusia vazhdon të këmbëngulë se vendosja e sanksioneve të reja është rruga me e gabuar për zgjidhjen e krizës në ishullin Korean, ndërsa Seuli ka dhënë alarmin të hënën se fqinji i tij është gati të testojë më shumë raketa balistike.