Marredhenia simbiotike krim-pushtet

Editorial

Nga Alban Daci

Nese nuk nderpritet lidhja simbiotike krim-pushtet, Shqiperia s’do kete kurre zgjedhje te lira e per rrjedhoje, qytetaret s’do kene lirine.

Marredhenia simbiotike krim-pushtet nuk eshte nje hamendesi, propagande apo iluzion, por eshte nje realitet dhe madje nje realitet i frikshem qe qytetaret e prekin cdo dite.

Persona te inkriminuar me imunitet politik dhe ne sherbim te politikes kane marre ne peng institucionet lokale dhe qytetet apo qendrat administrative.

Shteti ne shume zona ekziston si fasade, por nuk gezon forcen per te reaguar apo per te pasur nen kontroll territorin dhe rendin.

Inkriminimi i gjithe procesit zgjedhor eshte realitet dhe une e kam theksuat disa here se nese nuk dekriminalizohet procesi zgjedhor, nuk do te kete kurre zgjedhje te lira dhe demokratike.

Procesi i zgjedhor nuk eshte i inkriminuar vetem me kandidate qe kane te kaluar te mirefillte kriminale, por me persona te denuar me krime te renda qe kontrollojne procesin zgjedhor dhe krijojne nje atmosfere frike per qytetaret e lire.

Zgjedhjet per shkak te kontrollit te bandave e personave me precedente te renda kriminale, nuk konsiderohen me nga qytetaret si momento i pjesmarrjes se qytetareve ne jeten demokratike e politike te vendit, por shikohet me paranojen e frikes dhe terrorit.

Shqiptaret kane frike hapur nga fushatat zgjedhore, sepse jane bere te frikshme fale te inkriminuarve qe kane iminutete nga pushteti dhe i sherbejne atij per te pasur me vone privilegje dhe interesa.

Zgjedhjet po frekuentohen gjithnje e me pak nga qytetaret, intelektualet dhe njerezit e thjeshte. Frika eshte e pranishme kudo dhe vendos rregullat e fitores.