Marreveshja Rama-Basha dhe Eduart Ndocaj?

Home » Aktualitet » Marreveshja Rama-Basha dhe Eduart Ndocaj?

By edi on September 14, 2017. No Comments


Eduart Ndocaj me stilin e tij origjinal, me fjalimet e tij te drejteperdrejta ne Parlament, me qendrimet e tij neper studio televizive, ne shtypin e shkruar dhe ne formatet e tjera online, me humanizmin dhe vemendjen e tij per shteresat nen nevoje ishte kthyer ne politikan problematik per Ramen.
Ndocaj ishte kthyer deputet problematik kunder Metes dhe LSI, te cilen e kishte mundur ne Lezhe.
Ndocaj po kthej figura kryesore ne arenen politike ne Lezhe dhe diheshin ambicietjet e tij te hershme per te drejtuar Bashkine e Lezhes e keshtu ishte kthyer nje rival i forte per Kryetarin e Bashkise se Lezhes.
Ne nje situate te tille, kater kane qene politikanet qe kerkonin politikisht koken e Eduart Ndocaj: Fran Frokaj, Edi Rama, Nard Ndoka dhe Ilir Meta.
Krijimi marrja e drejtimit te PBDKSH nga Ndocaj ishte nje suprize e hidhur per keta te tre e sidomos per kryetarin e Bashkise Fran Frokaj.
Po ashtu kalimi i Ndocaj si kryetar i nje partie Parlamentare ne krah te PD-se dhe Lulzim Bashes ishte nje surprize tjeter e hidhur per te tre siper permendurit e sidomos per kryetarin Fran Frokaj qe e shikonte seriozisht te rrezikuar te ardhmen e tij ne krye te Bashkise.
A meritonte Ndocaj te ishte ne listat e PD-se? E meritonte per disa arsye:
1. Ishte nder politikanet me te njohur e popullor ne Shqiperise. Populariteti i tij ishte ne nivelet e Edi Rames dhe Sali Berishes.
2. Ishte modeli i politikanit te ndershem qe kujdesej per personat nen nevoje
3. Perfaqesonte nje komunitet te rendesishem me nje elektorat te caktuar.
4. Shume here kishte qendruar mbi palet duke mbajtur qendrime pro qytetareve.
Po si u eliminuar Ndocaj padrejtesisht nga listat e PD-se?
1. Me kerkese personale te Rames tek Basha tek marreveshja e majit. Burime te sigurta thone se kusht i asaj marreveshje ka qene edhe mos perfshirja e Ndocaj ne listat e PD-se. Kjo ka qene nje kerkese e persitur dhe esplicite nga Rama per tek Basha.
2. Fran Frokaj per ta shmangur si rival per Kreun e Bashkise se Lezhes, deshmitar okulare kane thene qe ne dhenien e opinionit tek Basha per listen e Lezhes ka thene e ka bere gjithcka kunder perfshirjes de Ndocaj ne lista. Duhet te theksohet fakti se ne aparance Frokaj ishte shprehur pro Ndocaj, por ne takime private e te mbyllura me Bashen ka mbajtur qendrime krjejt te ndryshme.
3. Nard Ndoka qe ka marr peng logon Demokristiane, pa perfaqesuar asnjehere vlerat e saj, ka bere gjithcka permes drejtuesve te vjeter te PD-se qe te ndikonin tek Basha per te mos perfshire ne lista Ndocaj.
4. Ilir Meta permes Monika Kryemadhit ka bere gjithcka duke ndikuar tek keshilltaret mediatik te Bashes ne mos perfshirjen e Ndocaj ne lista.
Tashme kane kaluar ca muaj nga zgjedhjet, legjislatura e re ka filluar dhe ne grupin parlamentar te PD ndjehet mungesa e nje figure si Ndocaj e me shume ndjehet mungesa e tij ne perfaqesimin e Qarkut te Lezhes qe ka mbetur pa perfaqesim.

Leave a Reply