Mediat, ky model i shemtuar i shoqerise

Home » Aktualitet » Mediat, ky model i shemtuar i shoqerise

By edi on September 7, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Mediat, duhet te jene te lira e duhet te jene promovuese kryesore te elitave te reja, te modeleve te reja e reale te shoqerise.
Ndersa mediat tona, sidomos ato vizive jane shembulli me i shemtuar dhe penguesit kryesore te promovimit te elitave dhe te intelektualeve te rinj.
Pse ndodh kjo? Sepse, mediat shqiptare nuk jane te lira, ato jane te kapura nga politika. Pronaret e vertete te televizioneve shqiptare jane politikanet ose nese nuk jane direkt ato, ne vendin e tyre jane persona “prestanome”, krejt anonim, pa eksperienca ne sektor dhe pa modele konkrete shoqerore.
Nese e keni vene re eshte krijuar nje elite, ose rreth vicioz qe tashme, de facto perfaqeson aristokracine e vendit dhe askush tjeter s’mund e nuk duhet te prmovohet ne media.
Shembulli me i shemtuar i ketij lloj kantieti eshte padyshim “Opinion” i drejtuar nga Blendi Fevziu.
Mjafton te ndjekim puntaten e tij te pare tek e “Diela debate” e deri me sot dhe do te arrijme ne konkluzionin se, ai eshte krontibuesi kryesor i nje rrethi vicioz me pseudointektuale e me vlera te pamjaftueshme intelektuale.
Megjithate kush promovohet nga Fevziu eshte e sigurt se eshte projektuar per nje qellim te caktuar e per t’i sherbyer “aristokracise” se pushtetit.
Fevizu bashke me te tjeret te mjedisit te shemtuar te mediave vizive jane penguesit kryesor te promovimit dhe rotacionit te elitave.
Te jesh i ftuar nga Fevziu duhet te plotesosh dy kushte:
1. Te jesh pjese e “aristokracise”
2. Nese nuk je, t’i sherbesh asaj duke qendruar ne nje linje mendimi me te.
Shumica qe shkojne ne studion e Favziut i kane pyetjet dhe pergjigjet e derguara me sms dhe ka vetem nje shance, te thote ate qe i kane thene, ose nuk ftohet me.
Fevziu ishte nje nder studentet e dhjetorit e simbolizonte, le te themi, antikomunizmin, ai sot eshte kontribuesi kryesor i krijimit te kesaj elite komuniste. Pse komuniste? Sepse, kushti kryesor eshte te kene mendim uniforme me aristokracine e vendit?
Po kush eshte aristokracia e sotme? Shumica jane njerez me pushtet te trasheguar nga eterit e tyre komuniste, te tjeret jane thjeshte prestanome qe mbrojne interesat e arisokracise.
Qellimi i mediave vizive dhe e studiove si ajo e Fevziut eshte te mbajne peng vendin e te ndalojne cdo lloj tendence ndryshimi ose rotacion. Vetem keshtu kjo aristokracia e shqiptare e mbushur me trafikante, invazore fiskal e komuniste mund te mbajne statu quon e tyre bashke me privilegje.
Festimi i 20 vjetorit te emisionit “Opinion”, nuk ben gje tjeter vecse se realizimin me sukses te kesaj situate qe ne vete ka demtuar thelle dinamizmin e mendimit ndryshe duke stimuluar largimin e mendjeve intelektule kundershtuese dhe opozitare.

Leave a Reply