Premtimet e pa mbajtura të Kryetarit të Bashkisë Dibër për Sllovë, Vleshë e Shumbat

Home » Aktualitet » Premtimet e pa mbajtura të Kryetarit të Bashkisë Dibër për Sllovë, Vleshë e Shumbat

By edi on September 20, 2017. No Comments

Kandidatura e Muharrem Ramës erdhi në një situatë favorizuese për të pas skandalit të montuar kundër Shukriut e po ashtu edhe si pasojë të kandidaturës së gabuar të Shehut nga PD-ja.

Muharrem Rama u paraqit tek qytetarët dibranë si njeri i urtë, profesionistë i mirë, shërbëtor i komunitetit dhe njeri që u ishte gjendur gjithmonë pranë me profesionin e mjekut. Këto ishin të gjithë elementë që bënin diferencën e madhe me Shehun, i cili kishte më shumë se 30 vjet qe jetojnë në Tiranë, që kishte qenë deputet e zv. Ministër dhe kishte bërë pak ose shumë pak për dibranët.

Përtej këtyre avantazheve, fushata e Muharrem Ramës, u ideua si një fushatë moderne. Ajo që bie në sy ishte fakti sikur Peshkopia po vendosi në kontrollin e Jugut, sepse drejtuesit kryesor të fushatës ishin Damian Gjiknuri, deputetja Gjylahmetaj. Pra, Peshkopia e Dibra duket sikur ishte vendosur nga dy partitë e mëdha të bëhej një vend eksperimentesh me qëllimin e vetëm që dibranët të mos qeverisnin qytetin e tyre, por të ishin argat të tjerëve.

PD pas 30 vitesh dëshironte të sillte një kryetar bashkie që nuk votonte dot as veten e po ashtu PS kishte sjellë parinë e jugut si në kohën e brigadave komuniste për të vendosur këshillat nacionalçlirimtare. PS në marrëveshje kishte bashkëpunëtor çam të importuar dhe të konvertuar sa doli historia se edhe në Kala të Dodës kishte çamë.

Muharrem Rama i shoqëruar nga Damian Gjiknuri gjatë fushatës zhvilloi takime në njësinë adminsitrative Sllovës dhe në fshatrat Vleshë e Shumbat. Në takimet e tij shoqërohej edhe nga deputeti socialist Sadri Abazi.

Në fjalën e tij të mbajtur para banorëve të Sllovës ai u shpreh se do të zgjidhej çështja e rrëshqitjes në fshatin Dipjakë. Në atë kohë kam bërë unë takim me banorët e fshatit Dipjakë dhe jam njohur nga afër me problemin real që kishin ata ku ju ishin dëmtuar edhe disa banesa. Aq forcë e mundësi sa kisha u impenjova që të zgjidhej problemi i tyre e madje jam interesuar deri vonë se ku çalon ky problem. Problemi është se është një top futbolli mes ish Komunës së Sllovës, Bashkisë Dibër (sot) dhe Drejtorisë së Emergjencave Civile. E vërteta është se nuk është bërë asgjë për këtë problem dhe ky tashmë është një premtim i pa mbajtur i Muharrem Ramës.

Në takimin e Sllovës ai premtoj se do të rregullohej kanali i ujërave vaditës në Cernjevë e Shumbat. Edhe ky është një premtim i pa mbajtur.

Premtim tjetër ishte asfaltimi i rrugëve lidhëse të fshatrave me qytetin edhe ky është premtim i pa mbajtur, sepse nuk është shtruar asnjë centimetër asfalt deri më sot.

Premtimi tjetër i madh i pa mbajtur ishte subvencionimi i fermave bujqësore, frutore dhe blegtorisë. Asgjë nuk është bërë dhe më shumë se 90% e bujqësisë në Bashkinë Dibër vazhdon të jenë në kushtet mesjetare.

Pretim i pa mbajtur ishte rehabilitimi i rrugës së Dipjakës. As ky premtim nuk është mbajtur.

U premtua rikonstrukturimi i shkollave dhe qendrave shëndetësore. Mbaj mend në takimin që kam pasur në Venishtë dhe banorët tregonin për kushtet e mjerueshme të qendrës shëndetësore dhe faktin se mjeku nuk vinte as ta hapte për vizita. Situata është po e njëjtë dhe me keqe dhe ky premtim nuk është mbajtur. Skandaloze është edhe situata e shkollave të cilat do të përballen edhe me ngrohjen e mungesën e sistemeve të ngrohjes, sepse dimri në Dibër është i ashpër.

Leave a Reply