Pse jam me Agron Shehaj?

Home » Aktualitet » Pse jam me Agron Shehaj?

By edi on September 14, 2017. No Comments


Kur kam hyre ne diten e pare ne Parlament e kam konsideruar si diten e pare e te shkolles.
Kete e thash me sinqeritetin me te madhe, sepse e konsideroja privilegje te isha perfaqesues i popullit e po ashtu Parlamentin konsideroja “Tempull i Demokracise”.
Po ashtu vetem nje muaj me vone ngda dita pare e marrjes se mandatit te deputetit dhe per fat te keq kur njoha shumicen e tyre aty brenda e krahasova Parlamentin me burgun famekeq “Alcatraz”, sepse edhe burgjet me famekeqe te sigurise se larte neper Bote do e kishin zili perberjen e Parlamentit shqiptar.
Degjova me vemendjen deputetin dhe sipermarresin Agron Shehaj. Ajo qe ve re eshte se parazitet e shoqerise shqiptare, qe s’kane punuar kurre dhe te ashtquajtur politikani me mandat deputeti, kane alergji dhe frike nga ne, sipermarresit, qe nga njerez te thjeshte, pa pasur pushtet dhe pa e perdorur pushtetin asnje dite jemi bere sipermarres te suksesshem ne Europe duke perfaqesuar me dinjitet e krenari vendin dhe modelin social e kulturor te shoqerise.
Agron Shehaj, une e shume te tjere kemi nderuar flamurin dhe te qenit shqiptar, kemi punuar me ndershmeri e per idealizem dhe patriotizem vendosem te prishim terezine tone familjare dhe u kthyem ne Shqiperi duke kontribuar e duke shpresuar sen do te gjenim hapesiren per te realizuar modele suksesi.
Cfare gjetem ne fakt? Gjetem nje Parlament si vlla me Alcatraz, te mbushur me komuniste e parazite qe kane lene ne mjerim ekonomik dhe ne erresire politike e socile shoqerine shqiptare.
Agron Shehaj eshte nje djal i ri, i sukseshem qe rrjedhe nga nje treve mjaft patriotike dhe mikepritese si Vlora, ku kam kryer sherbimin e detyruar ushtarak e mbaj me nostalgji kujtimet me te mira te miat.
Nuk pashe asgje per te qeshur nga fjalimi i Agron Shehaj, vecse keqardhje dhe ndoshta deshire edhe per te qare kur shikon realitetin politik te vendit e sidomos perberjen e Parlamentit.

Nga Eduart Ndocaj

Leave a Reply