Ramush Haradinaj merr të hënën detyrën në orën 11 e 30

Home » Aktualitet » Ramush Haradinaj merr të hënën detyrën në orën 11 e 30

By edi on September 10, 2017. No Comments

Dy ditë pasi që Kuvendi i Kosovës e votoi për kryeministër të ri të vendit, Ramush Haradinaj do ta marrë detyrën e re.

Paraardhësi i tij, Isa Mustafa, do t’ia dorëzojë Haradinajt në mëngjesin e së hënës detyrën e shefit të ekzekutivit të vendit

Bashkëpunëtori i ngushtë i Haradinajt, Avni Arifi, që ka paralajmëruar se do të bëhet shef i stafit dhe këshilltar i parë i kryeministrit, ka bërë të ditur se pranim-dorëzimi i detyrës do të ndodhë në orën 11 e 30 minuta.

“Nesër nga ora 11:30 vazhdon”, ka shkruar Arifi në llogarinë e tij në Facebook, në legjendën e një fotografie të Haradinajt (që mban mbishkrimin “Kryeministri ynë ka një punë për ta bërë këtu”, në gjuhën angleze), nga fushata për lirimin e tij, pasi Gjykata e Hagës e akuzoi për krime lufte më 2005.

Gjatë të hënës, detyrat e tyre të reja do t’i marrin edhe një numër ministrash të kabinetit të Haradinajt. /Express/

Leave a Reply