Skenderbeu ishte mysliman apo katolik?

Home » Aktualitet » Skenderbeu ishte mysliman apo katolik?

By edi on September 2, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Skenderbeu eshte heroi yne kombetare, figura qendrore e mbijeteses tone dhe modeli i pare i formimit te shtetit shqiptar ne formen e avancuar te Monarkise, sepse ai ishte primis inter paris.
Eshte turp dhe injorance qe Skenderbeu te sulmohet me arsye te fese islame, ose te mbrohet me motivet e fese Katolike.
Skernderbeu dhe njerez si ai, qe kane ne gjake betejen dhe lidershipin ushtarak, fene e kane argument te panevojshem.
Skenderbeu, fene sipas analizes time e ka perdorur per strategji ushtarake per te shpetuar popullin e tij e per te mbrojtur mbreterine.
Ai nuk mund te qendronte myslimane, sepse kercenimi me i madh i shqiptareve ne ate kohe ishte Perandoria Osmane, ku cdo sulltan i saj vetekonsiderohej edhe Kalif.
Ne keto rrethana per te siguruar mbeshtetjen e Perendimit (e realisht nuk e pati kurre) perqafoi fene katolike. Por ne tregimet e Marin Barletit nuk flitet asnje rresht nese Skenderbeu frekuentonte Kishen apo ishte praktikant i fese katolike.
Tiitulli “Mbrojtes i Krishterimit” nuk ishte misioni i Skenderbeut, por ishte pasoja e rezistences se tij per te mbrojtur mbreterine e per pasoje ai shpetoi edhe Perendimin.
Ndihmat e Perendimit, kane qene modeste ose shume te pakta per Skenderbeun dhe kjo shpjegohet ne optiken e kahershem te urrejtjes se Perendimit kunder shqiptareve si popull dhe kjo u pa qarte ne 1913 dhe ne 1919.
Skenderbeu miqte me te mire i ka pasur myslimane, sepse patriotet e tij dibrane, kaloresit me besnik me te cilet u kthye ne Atdhe ishin te besimit myslimane.
Po ashtu shume bashkepunetore te tij kane qene katolike si Pal Engjelli, prifti me mencuri e brilante qe kishte pozicion e Ministrit te Jashtem per Mbreterine e Skenderbeut.
Lek Dukagjini ka qene nje tjeter mik i rendesishem i besimit katolik.
Skenderbeut nuk ka luftuar kurre per fe, por e ka dite ta perdor ate ne te mire te vendit e mbreterise se tij.
Skenderbeu eshte hero kombetar i cdo shqiptari e duhet mbrojtur e pare vetem ne kete optike. Qendrime te tjera duhet te heshtin perballe vepres se Skenderbeut.

Leave a Reply