Tirana, të heq dorë nga eksperimentet me Veriun!

Editorial 

Nga Alban Daci

Veriu i Shqipërisë,  kjo pjesë vitale e Kombit shqiptar, vendi i Kreshnikeve, i shqipes së shkruar, i shkrimtarëve të parë shqiptarë,  i kuvendeve të burrave, vendi ku linden format e para të organizimit shtetëror shqiptar, ku besa ishte besë dhe burrnia kishte jehonën e qëndresës dhe guximit, vendi që prodhojë ushtare e gjeneralë pafund për Kombin dhe në shërbim të Kombit, vendi me heronj që ranë për Kombin, vendi ku pushtuesit e huaj kanë pasur jetën më të shkurtër se kudo, vendi që prodhoi lider e statistë shtetëror, vendi ku natyra e mrekullueshme harmonizohet në mënyrë perfekte me karakteristikat fizike e karakteriale të banorëve, vendi ku mikpritja” buke, kripe e zemër” kanë qenë simboli i shekujve.
Të flasësh për Veriun dhe veriorët duhet vepra pafund. Politika e Tiranës nga 2013 po eksperimenton me Veriun dhe veriorët duke u dhuruar atyre modelin e shëmtuar që se kanë pas kurrë.
Veriu i Shqipërisë nuk është ai që na ka dhuruar politika nga 2013 e sot.
Përfaqësuesit e Veriut dhe të vlerave të tij nuk janë ato që politika ka në gjirin e saj.
Politika shqiptare në trekëndëshin “Lezhe, Kukës e Dibër” po importon modelin e njerëzve të inkriminuar që po minojnë vlerat më të mira të këtyre zonave.
Tirana nuk po bën gjë tjetër veçse invazionin  e këtij trekëndëshi me persona të inkriminuar. Duket se politika e Tiranës sot është një politike e ngjashme e farewest ashtu si dikur Washingtoni me indianet autokton.
Tirana duhet të heq nga këto metoda për ta kthyer këtë trekëndësh në një koloni të saj për pasurim, shfrytëzim dhe eksperimentim.