Trump: Veprimet e Koresë Veriore vazhdojnë të jenë armiqësore

Home » Aktualitet » Trump: Veprimet e Koresë Veriore vazhdojnë të jenë armiqësore

By edi on September 3, 2017. No Comments

Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, nëpërmjet një postimi të sotëm në rrjetin Twitter, lidhur me provën e Koresë Veriore, ka vlerësuar se “fjalët dhe aksionet e saj vazhdojnë të jenë shumë armiqësore dhe të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara”.

Mëtutje, në një mesazh të ndarë, ai e ka përshkruar Korenë Veriore si “vend i papërgjegjshëm që është shndërruar në kërcënim të madh dhe shqetësim për Kinën, që po përpiqet të ndihmoj, por me pak sukses”.

Mëtutje, zoti Trump tha se “bisedimet e qeta” me Korenë Veriore nuk do të fuksiononin dhe ka shtuar se “ata e kuptojnë vetëm një gjë”.

Leave a Reply