Ditelindja e Ahmet Zogut

Home » Aktualitet » Ditelindja e Ahmet Zogut

By edi on October 15, 2017. No Comments

Ishte ditelindja e ma t’madhit personalitet te kombit shqiptar, NMT Mbretit Zog I. Kjo date do te ngelet si nje prej datave me te shenjta te kombit tone, per arsye se; I Madhi Zot, ne kete date, na dergoi njeriun I cili do te ishte model per nga menyra se si e desht atdheun, model se si luftoi per ate , se si I sherbeu ati, se si e udhehoqi ate, se si beri politik, se si zvilloi diplomaci dhe mbi te gjitha super model dhe I pa perseritshem per sa I perket ndertimit te shtetit, duke na dhuruar te parin shtet modern shqiptar, shtet te cilin ne shqiptareve na kishte munguar (madje na mungon edhe sot) dhe e kishim enderruar aq shume, projekt per te cilin ishim pergojuar ne menyre vulgare prej armiqve tane, kinse nuk jemi te pjekur dhe pregatitur politikisht.
Per te kuptuar saktesisht figuren e Mbretit Zog I po citoj disa nga me kundershtaret dhe intelektualet me influence te asaj kohe;

Faik Konica- Me pak fjale ai djalka I ri I doli Derman keti vendi. ” Ahmet Beu me duket I shenuar nga fati qe te loze rolin me te madh ne histori te Shqiperise ”

Mustafa Kruja – “S’ ka asnji dyshim qi Begu I Mates , pinjuell I nji familje feudale, ka pasun qysh ne te ri te vet tendime qi e shtyjshin me e shtime pushtetin e vet pertej kufijet qi kishte trashiguem….”

Eqerem bej Vlora – Historia e Shqiperise midis 1920-1939 – tes mban vulen e Ahmet Zogut ne ate mase, sa une detyrohem ta quaj kete periudhe “koha e Ahmet Zogut”- vazhdon;
Cili ishte Ahmet Zogu? “Mbret I Shqiperise ” mund te me pergjigjen. Po dhe jo ! Sepse vetem me kete titull nuk mund te shpjegohet kurresesi personaliteti I nderlikuar I ketij njeriu . Thelbi I kesaj dukurie historike mund te shpjegohet vetem nen nje kendveshtrim te tille: Ahmet Zogu ishte prototipi , sinteza e te gjitha vetive me te mira dhe te liga te njeriut ne Shqiperine e re. Ai I kishte ato veti te gjitha ne shkalles me te larte , ndaj edhe pati nje sukses kaq te madh. Askush dhe as kund nuk mund te kete sukses nje njeri te nje popull , pa qene vete kuintenca e shpirtit te ketij populli . Ahmet Zogu e kishte kete dhunti dhe u shfaq ne castin e duhur ne skenen politike te Shqiperise – ndaj ai eshte me teper se nje Mbret, ai eshte simbol I nje epoke.

Sejfi Vllamasi – Zogu me 1920-22 , si anetar I Krahut Kombetar dhe sidomos si minister I Brendshem ka bere sherbime te medha per stabilizimin e shtetit.
Zogu ishte shume I zgjuar , psikolog dhe njohes I vertete I popullit shqiptar.

Tajar Zavalani – Tue e paraqit kthimin e tij ne fuqi si triumfi I legalitetit , Ahmet Zogu tregoi se kishte ma shume kuptim politik se te gjithe kundershtaret e tije vue se bashku .

Ali bej Kelcyra – Komandati italian qe dha urdher te shperndahej Mbledhja, se perndryshe do ta qellonte me top Kuvendin , Zogu iu pergjigj ne emrin e Kongresit , duke imituar gjer ne nje shkalle fjalet e famshme te Mirabose: “Jemi mbledhur ketu si delegate te popullit , po te doni qelloni”- vazhdon ;
“Ushtria italiane zuri uren e Shijakut …me artileri e mitraloza gati per t’u shkrepur . Por, me gjithe paralajmerimet e kercenimet e komandes italiane se “do te shtinte kunder cdo personi qe do te kalonte uren “, Zogu me nje shpejtesi dhe gjakeftohtesi qe habiten si te huajt , dhe shqiptaret , u dha urdher fuqive qe komandonte te kalojne dhe te nisen ne Tirane. Keto xheste guximtare e ngriten shume prestigjin e nacionalizmit dhe te qeverise se re , si para popullit dhe para ushtrise se huaj, e hutuar nga kjo vendosmeri stoike e patrioteve shqiptar.

Etj etj etj…..

A ka menyre ma te mire me e njofte nji figure se sa nepermjet armiqve dhe kundershtareve me te eger te saj ?! Une them se jo, e ju dashamire cfare mendimi keni ?!

Nga H.Mena

Leave a Reply