Katarsi i Monikes ndaj Metes

Home » Aktualitet » Katarsi i Monikes ndaj Metes

By edi on October 13, 2017. No Comments

LSI ka probleme te medha, sepse ka mekatet e bera ne qeverisje me Berishen e mekate te tjera me te medha te bera me Ramen.

Ne keto rrethana, LSI ka nje problemem te madhe, besueshmerine tek qytetaret. Nuk ka me kuriozitet se LSI do te jete ndryshe me PD, pasi e kemi pare si me PD dhe me PS dhe nuk ka pasur asnje ndryshim.

Keto dite, Monika per te rifituar besueshmerine e munguar te shqiptareve, po shtiret duke thene se Meta kishte faje, por une jam ndryshe. Jo vetem kaq, por ka aluduar se LSI duhet ta kishte rrezuar Ramen me rastin e largimit te Manjanit. Po kush eshte ai budalla qe i han keto. LSI s’mund ta rrezonte Ramen, sepsr ishte ne marreveshje per tu bere Meta president.

Kryemadhi po don me na mbush mendjen, se ajo eshte ndryshe me Meten, dhe se tani ajo po ben opozitarizem me stilin e saj. Nuk i han njeri keto gjera. Monika e Meta kane qene nje e do te jene gjithmone nje. Monika ka me shume mekate se sa vete Meta per bashkeqverisjen e pare me Berishen e pastaj me Ramen. Klientelizmin dhe punesimet jane administruar gjithmone e vazhdimisht nga Kryemadhi.

Megjithate, Kryemadhi per tu bere perseri pjese e tortes se pushtetit, eshte e gatshme edhe te diborcohet me Meten, me idene nje katarsi fals kunder tij per te krijuar nje imazhinte ri e te rreme te LSI.

Une, e kuptoj dhe jam dakord qe Basha per te rrezuar Ramen duhet te bashkepunoje me Kryemadhin, por nuk mendoj e besoj se modeli qeverises i tij duhet te jete i ngjashem me te Krymadhit qe i mbushen me militante, kliente e sherbetor insticuonet dhe qe metode pune paten abuzimin me detyren dhe korrupsionin.

Jam dakord ne ate qe thote Rama se institucionet e drejtuara nga LSI kane qene vend te paafteve. Edhe rastin e kengetarit e di, sepse u angazhua me LSI ne Laprake e ne ate kohe nuk e ka pas as arsimin e larte, por u punesua nga Kryemadhi pa asnje konkurs e kriter. Ky eshte vetem nga mijera te tjere militante te punesuar la kritere e pa konkurse ne nivelet me te larta institucionale. LSI eshte nje subjekt politik qe nuk meriton te jete pjese e sistemit politik dhe jo me te rikthehet ne Qeverisje me Bashen.

Leave a Reply