Permes Rigertes thirrje komuniste per fshatin!

Home » Aktualitet » Permes Rigertes thirrje komuniste per fshatin!

By edi on October 1, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

A e perdoren politikisht Rigerten? Ajo nuk u perdor politikisht, por u vendos ne sherbim te politikes per te bere politike. Nuk eshte hera e pare qe ajo eshte marre me politike, i ka sherbyer asaj, por just in time, eshte momenti qe socialisteve te Tiranes u duhet Rigerta dhe deshtimi i saj profesional, si nje model suksesi per jeten ne fshat. Edhe fjalimi i saj kete kuptim kishte, sepse ajo theksoi se kishte qene ne La Sapienza, por ishte kthyer ne Prosek me dhi, kishte ardhur ne Parlament per te qare per fshatin, dhe nuk do te qendronte ne ate foltore, por do te rikthehej perseri ne fshat.
Ne fakt, thirrja e saj ishte meshire per te mos shkuar me ne Prosek, se atje i eshte “nxire jeta” nga kushtet dhe rrethana.
Ajo permendi Kristinen, jo se ajo ishte modeli i dhimbjes, por se ne fshat jetonte ne vetmi e s’kishte njerez per te bere kafshen poltike, nocion shume i gjere i adoptuar nga Aristoteli. Rigerta na tha qarte, se atje nuk merrem me kafshen politike per shkak te mungeses se njerezve dhe ishte detyruar te aplikonte njohurite e saj politike me kafshet zologjike.
Thirrja e sa “Ejani ne fshat”, ishte nje thirrje tipike komuniste. Madje, teori e Polpotit te braktiset qyteteti per te jetuar ne fshat. Jane teori te deshtuara qe nuk i perkasin realitetit ku jetojme. Me aq sa kam kuptuar nga Rigerta ajo eshte pro modeleve te ekstremit te majte, nuk ka dyshim qe mund te konsiderohet komuniste e do te ishte nje kryetare kooperative e sukseshme qe do te shkelqente me recitime ne Kogreset e Partise per realizimet e planeve dy vjecare e pese vjecare ne bujqesi e blegtori. Cfare fshihet pas thirrjes se Rigertes “Ejani ne fshat”? Fshihet nje skenar i mirefillte komuniste per nje lufte te re klasash kunder elitave intelektuale qe i japin alergjise pushtetit ne qytetet e per kete ata duhet te kthehen te jetojne ne fshatin e begate e te modernizuar.
Kush edhte ideja e kesaj thirrje? Avokatet, psikologet, mjeket, inxhinieret, sociologet, arkitektet te kthehen e te jetojne ne fshatin socialiste. Absurd duket, por mbrapa qendron projekti i Polpotit te braktisim qytetin per fshatin. Kush ishte mesazhi i Poleshit dhe i Rames i trasmetuar permes Rigertes? Mbaroni ne La Sapienza, ne Oxford e ku te doni, por shkoni ne fshat, se pushtetin e kemi eskluzivitet vetem ne. Sa i rende e demoralizues ky mesash per mijera te rinj qe duhet e mund te japin kontribute per shkencen, ekonomine e proceset sociale.
Qyteti eshte vetem per dinastite politike te rikonfirmuara tashme.
Mos u habisni qe Rama te rikthej aksionet per vjeljen e prashitjen e misrit dhe Rigerta te behet cicerone e shkolluar ne fshatrat socialiste.

Leave a Reply