Pse nuk nxehen (revoltohen) shqiptaret?

Home » Aktualitet » Pse nuk nxehen (revoltohen) shqiptaret?

By edi on October 21, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Sa here ndodhin ngjarje me permasa te medha qe prekin jeten e te gjitheve lind pyetja dhe nevoja per rebelimin e shqiptareve. Mandje i gjithe diskutimi behet ne dilemen pse nuk rebelohen shqiptaret.

Diskutimet ne kete drejtim vijne nga radhet e politikes sa here kane nevoje ne menyre te deshperuar per popullin ose nga nga intelektuale te izoluar e te revoltuar me situaten ne vend.

Diskutimet behen gjithmone ne drejtimin e gabuar duke e orientuar se mungesa e revoltimit eshte nje karakteristike ADN e popullit tone.

Ky eshte nje gabim i madhe, sepse ne raste te tilla nuk behen paragjykime kolektive dhe nje optike e tille dashje ose padashje na con ne ndjenjen e inferiotetit te popullit tone, ose edhe drejt nje racizmi kundrejt vlerave tona kombetare.

Argumentimi i nxehjes ose revoltimit (rebelimit) te popullit tone kerkon studime serioze nga sociologe, psikologe, historiane dhe politologe mbi bazen e metodave empirike me precedentet e ndodhura deri me sot dhe po ashtu mbi metodat teorike krahasuese me raste te ngjashme ne vende te tjera, duke perfshire edhe Rumanine.

Nuk jam kurre me idene qe te gjithe qytetaret t’i fus me nje these, sepse sipas “harkut te dijes”, permes intuizionit dhe deducionit, pergjjthesimet sjellin gabim dhe nuk japin rezultatet e duhura. Prandaj, mendoj se nuk eshte e udhes dhe profesionale qe sa here ka ngjarje per revoltim duhet t’i nisimin reagimet apo fjalite tona rebeluese neper facebook me: “…Shqiptaret…”. Nese do te vazhdojme me fajesime apo pergjjthesime kolektive me shqiptaret, nuk do te gjejme kurre pergjigjen e problematikave reale e sociale te vendit.

Problemi i rebelimit te shqiptareve duhet te gjendet tek raportet historike qe kane pasur me politiken/politikanet dhe anasjelltas. Nga 1992 deri me sot ka plot raste, kur shqiptaret jane rebeluar per kauza te drejta, por me pas jane perdorur per interesa te vecanta politike dhe nuk kane sjelle asgje te re.

Ndoshta gabimi me i madh i shqiptareve eshte se jane rebeluar gjithmone per politiken, duke i sherbyer asaj. Ne fakt shqiptaret duhet te rebelohen kunder politikes e pro interesave te perbashketa.

Problem tjeter lidhet me lidershipin, besueshmerine dhe frymezimin. Nuk mjaftojne kauzat per tu rebeluar, por duhet shume elemente te tjere te rendesishem. Duhet nje lider qe udheheq rebelimin, duhet kauza qe te gjjthe ndjehen te perfshire, duhet frymezimi per tu rebeluar dhe si e po ashtu edhe besueshmeria tek lidershipi.

Shqiptaret, sot, nuk i kane keto elemente e prandaj nuk rebelohen. Lidershipi i dy dekadave i ka marre kauzat e shqiptareve, i ka perdorur dhe manipuluar per interesa te mirefillta politika duke mos ndryshuar ose duke mos ndihmuar per te ndryshuar realitetin e perbashket sociale.

Leave a Reply