Pse po rebelohet Sajmir Tahiri?

Home » Aktualitet » Pse po rebelohet Sajmir Tahiri?

By edi on October 7, 2017. No Comments

Nga Alban Daci

Sajmir Tahiri mbeti jashte qeverisjes dhe tashme eshte i bindur qe per shkak te kohes, ai nuk do te rikthet me minister.
Po ashtu ai eshte bindur se ky eshte mandati i fundit i Rames si Kryeminister. Me mbarimin e nje mandati te tille, per shkak te nje konsmumi relativisht te gjate politik, Rama mund te heq vullnetarisht dore nga politika e nga kreu i PS-se e nese nuk do e bej, atehere duke qene me i dobet se kurre politiksht ne nje situate te tille, do te sulmohej hapur dhe frontalisht nga Sajmir Tahiri.

Ne keto momente po tentohet te konsolidohet nje grup i pare opozitar kunder Rames nga brenda PS e simboli i kesaj nisme dita dite po behet Tahiri qe nuk ka cfare humb me politikisht, por ne vazhdim i ka te gjitha mundesite te fitoje shume politikisht.

Te gjitha fjalimet e fundit te Tahirit jane fjalime te mirefillta politike, qe tentojne te afrojne nje model te ri politik mes socialisteve dhe jo vetem.

Pra, keto jane fjalime kane per qellim te rrisin konsensusin politik te Tahirit tek qytetaret dhe po ashtu edhe te forcojne lidershipin politik te tij brenda PS.

Sajmir Tahiri eshte nder me te rinjt brenda PS e nder me populloret, ai ka te gjithe kohen e mjaftueshme te pres dobesimij e Rames e ta sulmoje ate frontalisht per t’i marr kreun e Ps.

Nese Tahiri nuk do te arrije te marr kreun e PS, ai do te studioje hartimin dhe krijimin e nje alternative tjeter politike qe mund te favorizohej edhe nga ndryshimet e pritshme te Kodit Zgjedhor si pasoje e reformes.

Tahiri ka hapesira te mira politike brenda te Majtes per shkak edhe te dobesimit te LSI-se. Nuk perjashtohet mundesia qe ne nje te ardhme mund te behet edhe kryetari i LSI.

Leave a Reply