Home » Aktualitet » 

By arberia on August 2, 2018. No Comments

Eduart Ndocaj: Me shpërdorimin e të ardhurave, bashkia Lezhë është në kolaps financiar. Politikat keqmenaxhuese po e çojnë në falimentim

Eduart Ndocaj, mirëfilltazi me cilësinë dhe staturën e kandidatit të ardhshëm në zgjedhjet vendore të vitit 2019 për bashkinë Lezhë, ka reaguar sot përmes një shënimi të mbushur me shifra dhe statistika, ku ka evidentuar, sipas tij, mangësitë e deritanishme të bashkisë Lezhë në përmbushje të premtimeve të dhëna tre vite më parë.

Z. Ndocaj, pas listimit të disa dështimeve, ka kujtuar për ndjekësit e tij dhe disa nga premtimet e dhëna nga kryebashkiaku aktual, ku sipas “kaubojsit” asnjë prej tyre nuk është mbajtur. Në fund të shënimit të tij, Ndocaj nuk ka harruar të apelojë qytetarët lezhianë për ta mbështetur në zgjedhjet që po afrojnë, duke garantuar se me përvojën e tij si menaxhues i mirë do të dijë të administrojë dhe të adresojë zgjidhje pozitive për Lezhën. Ndiqni të plotë publikimin:

BASHKIA LEZHË SHPËRDOROI KËTO TË ARDHURA;

1) Bashkia Lezhë e falimentuar tashmë.
1000 militantë më teper në bashki x 500 mijë leke te vjetra në muaj shpenzim në 3 vite
= £ 15.000.000.000 miliard lekë dëm ekonomik.

2) Taksa e plazhit “Tale-Shëngjin” dhe “Rana e Hedhur” në 3 vite Bashkia Lezhë merr mbi 3.500.000 milion euro në lekë jan 4.6 miliard.

3) Taksat e biznesit lezhian ku janë mbi 2500 biznese që paguajnë 400.000 mijë lekë në vit.
400.000×2500 = 1.500.000.000 miliard lekë për 4 vite = 6.000.000.000 miliard lekë.

4 ) Buxheti i Lezhës eshtë në 6.000.000.000 miliard lekë në vit në 4 vite jan = 24.000.000.00 miliard lekë

5) Ujësjellësi i Lezhës janë të regjistruar 25.000 familje x nga 240.000 mijë lekë në vit për 4 vite rresht = 24.000.000.000

6) Hyrjet e taksës së ndërtimit në 4 vite është mbi 4.000.000.000 miliard lekë.

7) Taksa e pastrimit, 30 mijë familie që iu merret sistematikisht 16.000 mije lekë në muaj për 12 muaj = £ 192.000 x 50.000 mije familie x 4 vite £ 23.000.000.000 miliard lekë

SHIFRA ËSHTË MARRAMENDËSE MIQ.

TOTALI I LEKËVE QË BASHKIA KISHTE NE DISPOZICION NË 3 VITE;
TOTALI LEK; 101.500.000.000 miliard lekë të vjetra, asnjë investim i dukshëm.

PREMTIMET E FRANIT NË 2015-n;
1) Ku mund të rregullohej trotuari dhe ndriçimi në fshatin “Manati”, turp që protestojnë për një kryetar të paaftë.
2) Rregullimi i rrugës “Barbullojë-autostradë, Manati” e pakalueshme;
3) Rregullimi rrugës “Tresh -autostradë” e pakalueshme;
4) Rregullimi i rrugës së Spitenit e pakalueshme;
5) Përmbytja e fushës Spiten-Tresh-Manati,Torrovic, e Zadrimë akoma nën ujë;
6) Rruga e Torovicës 27-vite mashtrim, po ashtu edhe Bashkia Lezhë mashtroi në 2015-n;
7) Përmbytjet e Fushës së Torovicës, bllokimi i kanaleve të papastruara.
8) Përmbytja e qytetit Lezhë me 2 orë shi, asnjë investim;
9) Shkatërrimi i pyllit dhe i plazhit të Shëngjinit nga deti ku s’merr asnjë masë;
10) Zero investime në kulturën e Lezhës, një pallat kulture jashtë çdo standarti;
11) Papastërtia në plazhet e Shëngjinit, Tales dhe Kunes;
12) S’arriti të investojë asnjë ujësjellës për asnjë fshat;
13) 3 vite asnjë gropë s’e mbylli në qytet;
14) Asnjeë shkollë s’arriti ta furrnizojë rregullisht me ngrohje;
15) Asnjë investim në arsim apo kulturen e qytetit të Lezhës;
16) S’kemi një muze historik apo kulturor;
17) S’arriti të rikonstruktojë shtëpinë e Gjergj Fishtës;
18) Qyteti më tepër rri në errësirë, se sa me drita nga mos pagesa apo fiken qëllimist pas orës 00:02 të natës.
19) S’arriti të shtronte qoftë një rrugë fshati, as me çakull as me asfalt.

Votoni Eduart Ndocaj, një menaxhues i mirë dhe i pakorruptuar! Votoni, që taksat tuaja të mos vidhen, votoni për shpresën e fëmijëve tuaj! Mos e shit votën, se hajnat do ti vjedhin këto para përmes taksave. VOTO EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019!

wwwpbdksh.al

Leave a Reply