Home » Aktualitet » 

By arberia on August 9, 2018. No Comments

SURPRIZON “KAUBOJSI” NDOCAJ/ SHFAQET PARA PUBLIKUT ME EKSPOZITËN E PIKTURAVE KUSHTUAR HEROIT TONË KOMBËTAR

    

Pas disa muajsh “pushim “, këto ditë në galerinë e arteve të Pallatit të Kulturës Lezhë, Eduart Ndocaj u prezantua përseri përpara publikut lezhian me një tjeter ekspozitë pikturash të larmishme, dedikuar figurës kryesore të kombit shqiptar GJERGJ KASTRIOTI “SKENDERBEU”. Kjo ekspozitë, përkon me aktivitetet e tjera festive në kuader të Vitit Jubilar kushtuar Heroit tonë Kombetar. Ekspozita tërhoqi vëmendjen e shumë dashamirësve të artit e të kulturës.

Të pranishëm ishin personalitete të njohura të botës së artit, kulturës, krijues, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal në Lezhë dhe më gjerë. Kritikë të ndryshëm, pjesëmarrës në këtë event, dashamirës, vlerësues dhe piktorë të shumtë përgëzuan piktorin Eduart Ndocaj për talentin dhe guximin në paraqitjen e nje zhanri të lakmueshem figurash të tjera kombëtare e lokale, ku në qender qëndron lavdishëm SKËNDERBEU.

Aktivitetin e hapjes së ekspozitës e përshëndeti përfaqsuesi i sektorit kulturor pranë Bashkisë Lezhë, si dhe personalitete të fushave të biznesit, të ardhur enkas nga vende të ndryshme europiane, si biznesmeni i njohur në Zvicer z Ilir Nebia, etj.

Gjatë këtij aktiviteti, z Eduart Ndocaj falënderoi të pranishmit, duke nënvizuar rëndësinë që ka figura madhore e SKËNDERBEUT, si dhe vlerësoi kontekstin e veprimtarive të ndryshme të organizuara në këtë jubile, për ti dhënë edhe më shumë vlera veprës së “ATLETIT TË KRISHTIT” në këtë periudhë të trazuar ballkanike, ku flitet për pazare kufijsh shtetëror.

Me këtë ekspozitë, z Eduart Ndocaj shfaqet për herën e dytë para publikut lezhain dhe më gjerë, duke paraqitur cilëësi dhe ardhmëri premtuese edhe në fushën e artit dhe të pikturës.
LEZHË 2018

Leave a Reply