Home » Aktualitet » 

By arberia on August 19, 2018. No Comments

Eduart Ndocaj ju jeni depitet mielli, politikani që nuk bën kompromise në dëm të interesave të qytetarëve. Videoja e mëposhtme e tregon më së miri këtë fakt

    

Eduart Ndocaj, me mjaft stil dhe i qartë në synimet e tij ka zgjedhur të komunikojë këtë të diel me ndjekësit e tij përmes një video që mbart një mesazh të madh nga koha kur ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në një nga seancat e atëhershme, z. Ndocaj duke qenë pjesë e grupit parlamentar socialist, ka ngritur zërin dhe ka denoncuar fuqishëm fenomenin e shitblerjes së votës, duke artikuluar rreziqet që vijnë prej përhapjes masive dhe shkërmoqjes së vlerave të demokracisë që kanë ardhur si rezultat i manipulimit të vullnetit të zgjedhësve.

“Kaubojsi” shihet qartë në vendosmërinë e denoncimit të këtij fenomeni, teksa iu është drejtuar kolegëve të tij, duke i quajtur “deputetë mielli”, çka nënkupton ardhjen e tyre në parlament përmes blerjes së votës në këmbim të thesit të miellit për zgjedhësit e tyre. Kanë qenë të shumta komentet e ndjeësve, të cilët kërkojnë tek z.Ndocaj, vullnetin e tij për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme për kryebashkiak të Lezhës, pasi sipas komentuesve, ai është përfaqësuesi dinjitoz i vullnetit të tyre. Ndiqni videon e plotë, e cila vjen me mesazhin e qartë se z. Ndocaj është përfaqësuesi tipik i zgjedhësve që duan ndryshimin pozitiv të vendit të tyre.

Leave a Reply