3 BANDAT QE PO VRASIN SHQIPTARET .Më trishton fakti pse jam qytetar i një shteti me të meta mendore.

Home » Aktualitet » 3 BANDAT QE PO VRASIN SHQIPTARET .Më trishton fakti pse jam qytetar i një shteti me të meta mendore.

By arberia on August 12, 2018. No Comments

Më trishton fakti pse jam qytetar i një shteti me të meta mendore.

Me ngjarjen e Selenicës nuk u vranë vetëm disa njerëz të pafajshëm; nuk u vra-vrasësi; nuk u “vra” opinioni publik. Me atë ngjarje u fashit shpresa se ende e kemi njëfarsoj shteti. Por shteti u qenka vrarë përpara se ne të vritemi prej tij e prej sho-shoqit! Sepse shteti nuk siguroka të drejtën e jetës; nuk siguroka shërbime ndaj njerëzve me probleme fizike dhe mendore; nuk siguroka rend dhe qetësi; nuk siguroka ta hajë dreqi as një mesazh ngushëllues së paku për ata që i gjeti gjëma.
Unë nuk kam dashur kurrë e as nuk dua që shteti im të kishte apo të ketë probleme mendore, por fatkeqësisht Shqipëria ka një qeverisje dhe lidership politik në përgjithësi me super të meta mendore.
Çdo shtet apo qeverisje e tij mund të ketë “panalltitë” e veta, por fatkeqësia jonë është se krejt i kemi me penallti. Qeverinë me penallti, opozitën me super-penallti, sistemin e vaçantë që është Berishizmi me penallti se me penallti, Prisidencën me penallti, shoqërinë civile me panallti, sindikatat me penallti, median me penallti, gjyqësorin me penallti… E ç’pret nga një sistem i tillë antivlerash që kanë uzurpuar gjithçka e që thjeshtë ndryshojnë vendet kur bëjnë sikur dikush prej tyre ngjitet e dikush bie. Të gjithë janë në majë, janë po ata dhe më të frikshëm çdo të sotshme dhe të nesërme se pardje dhe dje.
Askush nuk do e dinte në këtë botë (përveç të afërmve të tij), se Selenica ka një 24 vjeçar me të meta mendore, nëse në Selenicë dhe në selenicat e nahijes sonë do të kishte prezencë dhe funksionim të qendrave të kujdesit shëndetësor (mendor), në Selenicë dhe selenicat e nahijes sonë do të kishte prezencë dhe performancë të forcave të rendit dhe sigurisë, në Selenicë dhe selenicat e nahijes sonë do të kishte institucione edukimi dhe riedukimi!
Klithma ime e sotme nuk është një dhimbje për të djeshmen sa ç’është një britmë lutëse e përgjëruese për të nesërmen që të mos ndodh më, sepse mund të përfundojmë marrëzisht në një shoqëri me të meta mendore e mandej në një shoqëri para shoqërore (primitive).

F. Gj

Leave a Reply