Akuzat e forta nga SHBA: Diplomatët amerikanë në Shqipëri, anti Trump, e në shërbim të krimit

Home » Aktualitet » Akuzat e forta nga SHBA: Diplomatët amerikanë në Shqipëri, anti Trump, e në shërbim të krimit

By arberia on August 23, 2018. No Comments

Akuzat e forta nga SHBA: Diplomatët amerikanë në Shqipëri, anti Trump, e në shërbim të krimit

    

Washington Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe diplomatëve amerikanë në vend, në veçanti Donald Lu-së, i cili edhe pse e ka mbaruar mandatin nuk po largohet drejt SHBA-së.

Në këtë shkrim thuhet që Ambasadori Lu përveçse ka injektuar politikën e George Sorosit edhe gjatë presidencës së Trump, po vazhdon të bëjë të njëjtën gjë edhe pas përfundimit të detyrës.

Po ashtu në artikull, qeveria shqiptare përmendet si e lidhur me krimin ndërsa drejtuesit e ambasadës thuhet që po mbyllin njërin sy para të gjitha aktiviteteve të jashtëligjshme të saj.

‘Qeveria e tanishme është e zhytur në tregtinë e drogës dhe kriminalitetin dhe e majta në Amerikë ende mbështet, madje mbyll njërin sy ndaj aktiviteteve të saj të paligjshme. Punëtorët jobesnikë në ambasadën amerikane në Tiranë janë një problem i madh’, -thuhet në artikull.

Artikulli i Washington Times:

Departamenti i Shtetit i infektuar nga Soros në Shqipëri kërkon të mbështesë axhendën e socialistëve

Tiranë, Shqipëri – Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë. Ne kemi dokumentuar me herët qendrimet e çuditshme të këtij ambasadori.

Mandati i zotit Lu si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe në mënyrë interesante u emërtua në ambasadën e Kirgistanit, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.

Megjithatë, duket se anti-Trump-ët, të majtët, të emëruarit e Obamës në Departamentin e Shtetit janë akoma aktivë në Shqipëri, duke njollosur me hundët e tyre presidentin amerikan, pasi ata punojnë dhe raportojnë me kënaqësi atje ku nuk duhet edhe pse ata janë në një detyrë administrative jashtë shtetit për qeverinë amerikane.

Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i ambasadës deri sa ambasadori i ri të mbërrijë më vonë gjatë vitit. Postimi i saj  fundit në Twitter vë në dukje axhendën e saj djallëzore për të kapërcyer shefin e saj. Ajo i bëri repost një postimi të ish kreut të FBI,  i shkarkuar në mënyrë të turpshme, James Comey, i cili kishte shfryrë ndaj Presidentit Trump.

A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që, në mënyrë aktive minon axhendën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara? E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme nga Shtëpia e Bardhë, nëse ambasada e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë ato dhe, madje, do të nënvleftësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s po kthehet në një vend strategjik duke qënë se kohët e fundit marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve po vihen në dyshim. Qeveria aktuale është e zhytur në trafikimin e drogës dhe në krim dhe e majta në SHBA ende e mbështet, madje duke mbyllur një sy ndaj sjelljes së paligjshme të kësaj qeverie.

Pasja e punonjësve të pabesë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë është një problem i madh.

Leave a Reply