Ambasada shqiptare ne Athine eshte katandisur ne ate menyre qe askush nuk do ta deshironte

Home » Aktualitet » Ambasada shqiptare ne Athine eshte katandisur ne ate menyre qe askush nuk do ta deshironte

By arberia on August 14, 2018. No Comments

Ku e katandisen kete ambasade

Se kur do te behemi njerez zoti e di…Mire nepotizimi …po ka humbur njerzilleku dhe humanizmi…qe karakterizon popullin shqiptar, por kur behet fjale per…
Ambasada shqiptare ne Athine eshte katandisur ne ate menyre qe askush nuk do ta deshironte. Edhe pse u shpenzuan 1.7 milione euro per blerrjen e saj nga mundi dhe djersa e emigranteve, ajo fatkeqesisht me kuptimin e plote te fjales i ngjan nje “gestapoje moderne.”, anti-shqiptare, kur flitet per mbrojtjen e te drejtave te emigranteve. Ne kete dikaster ne Athine prej muajsh mungon perfaqesuesi i policise shqiptare…ne nje kohe kur dihen problemet madhore te shqiptareve.
U deshen 10 dite pritje dhe dy takime me debate me nje sekretare te kesaj te ashtuquajtur ambasade per te marre nje informacion jashte portes se saj, ne rruge ku kalojne makina, pasi eshte e ndaluar per nje pjese te gazetareve te futen brenda ambienteve te saj.
Po me ne fund pas 10 ditesh dhe dy takime te bera kuptuam seriozitetin qe ka kjo perfaqesi ne mdrojtje te drejtave te shqiptareve ne Greqi, duke ngaterruar detyren me deshiren

Informacioni ka te beje me nje shqiptar nga Mati qe ne 2001, ne moshen 35-vjecare u kap pa dikumenta ne Greqi, u denua 6 muaj burg dhe u keqtrajtuar, aq sa sot eshte invalid, dhe nuk ka te drejte per te udhetuar ne Greqi, edhe pse ka shlyer te gjitha denimet apo detyrimet qe permbajne ligjet evropiane ne kete drejtim. Eshte pala greke qe ende nuk ka hequr demimin nga kompjuteri edhe pse ka kaluar dy vite nga denimi 5-vjecar.

Pergjigja qe morrem nga Shqiperia (pas 10 ditesh dhe dy takimesh) nga nje perfaqesues i policise shqiptare me detyre ne Selanik, qe aktualisht po kalon pushimet e veres, ishte se shteti shqiptar nuk mund te beje gje lidhur me kete problem, pasi ai duhet te marre nje avokat dhe te vije ne Greqi…

Per te tilla raste ne Greqi shteti u cakton avokat falas, por per shtetin shqiptar veprohet ndryshe…pasi emigranetet jane nje komunitet te braktisur…

Leave a Reply