Arta Marku me dorë të hekurt, plan për zbatimin e ligjit anti-mafia. Në lupën e prokurores goditja e parave të pista

Home » Denonco » Arta Marku me dorë të hekurt, plan për zbatimin e ligjit anti-mafia. Në lupën e prokurores goditja e parave të pista

By arberia on August 19, 2018. No Comments

Arta Marku me dorë të hekurt, plan për zbatimin e ligjit anti-mafia. Në lupën e prokurores goditja e parave të pista

Arta Marku me dorë të hekurt, plan për zbatimin e ligjit anti-mafia. Në lupën e prokurores goditja e parave të pista

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka hartuar një plan i cili parashikon të gjitha hapat dhe veprimet e organit të akuzës, ku në lupën e saj janë vënë pasuritë e dyshimta në zbatim të ligjit anti-mafia. Plani parashikohet të shtrihet deri në vitin 2020. Pasuria e paligjshme e përfituar nga veprat penale, kryesisht ato të krimit të organizuar, korrupsionit e pastrimit të parave, synon të futet në qarkullimin e ligjshëm ekonomik.

Siç raporton ”Shqiptarja.com”, plani parashikon gjithashtu rritjen e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive në fushën e zbatimit të ligjit anti-mafia.

“Rritja e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive që hetojnë veprat penale objekt i fushës së zbatimit të ligjit nr. 10192/2009, i ndryshuar, dhe ndërmjet tyre dhe institucioneve ligjzbatuese; Realizimi i analizave të posaçme mes strukturave ligjzbatuese dhe prokurorive; Shfrytëzimi i teknologjisë dhe kapaciteteve hetimore-financiare të institucioneve si tatime, dogana, banka etj; Rritja e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë; Rritja e mëtejshme e kapaciteteve profesionale, nëpërmjet organizimit të trajnimeve të vazhdueshme; Rritja e hetimeve proaktive”, thuhet në dokument.

Përgjimet 

Plani i prokurorisë për luftën kundër korrupsionit deri në vitin 2020, përpos të tjerave, parashikon edhe përdorimin më me efiçencë të përgjimeve të komunikimeve elektronike. ‘Ka qenë një objektiv i vazhdueshëm i prokurorisë realizimi i veprimeve teknike të përgjimit nga oficerët e policisë gjyqësore nën drejtimin dhe kontrollin e prokurorit që heton, duke vlerësuar si një pikë të fortë në rritjen e eficencës së hetimit, mundësinë e ndjekjes në dinamikë të përgjimit dhe nga ana tjetër ngushtimin e rrethit të subjekteve që marrin informacion. Ndryshimet ligjore të vitit 2017, i hapën rrugën këtij procesi dhe hapat e mëtejshëm synojnë: Krijimi dhe funksionimi i strukturave të posaçme dhe të specializuara për kryerjen e përgjimit të komunikimeve elektronike pranë prokurorive; Pajisja e strukturave të mësipërme me mjetet teknike të nevojshme dhe trajnimi për përdorimin; Zgjerimin e kapaciteteve për përgjimin aktiv”, thuhet në dokument.

Strukturat e reja 

Në planin e prokurorisë theksohet edhe rëndësia e ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatat Speciale. “Pas ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve të reformës në drejtësi, struktura e re që do të hetojë veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, është Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Njësia e Posaçme Hetimore, e cila emërtohet “Byroja Kombëtare e Hetimit”. Kjo strukturë e specializuar do të ushtrojë kompetencat në mënyrë efikase dhe të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Deri në krijimin e kësaj strukture, çështjet në kompetencë të saj do të hetohen përkatësisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, sipas kompetencës të përcaktuar përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale. Kjo përgjegjësi, në mënyrë të vazhdueshme ka qenë prioritet i punës së prokurorisë, dhe do të vijojë të ushtrohet me angazhim maksimal dhe bashkëpunim të të gjitha strukturave”, parashikon strategjia.

Plani 
Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, ka hartuar një plan për intensifikimin e luftë kundër korrupsionit dhe krimit, duke u fokusuar tek goditja e të korruptuarave, përmes identifikimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme.

Përgjimet 
Plani i prokurorisë për luftën kundër korrupsionit deri në vitin 2020, përpos të tjerave, parashikon edhe përdorimin më me efiçencë të përgjimeve të komunikimeve elektronike.

Leave a Reply