Autorët e krimeve, kundër autorëve të shkrimeve, “Tuç Maku” i Lezhës*, kujton se është akoma, polic i kohës së SHIK-ut të Saliut

Home » Aktualitet » Autorët e krimeve, kundër autorëve të shkrimeve, “Tuç Maku” i Lezhës*, kujton se është akoma, polic i kohës së SHIK-ut të Saliut

By arberia on August 26, 2018. No Comments

Autorët e krimeve, kundër autorëve të shkrimeve, “Tuç Maku” i Lezhës*, kujton se është akoma, polic i kohës së SHIK-ut të Saliut

Autorët e krimeve, kundër autorëve të shkrimeve, “Tuç Maku” i Lezhës*, kujton se është akoma, polic i kohës së SHIK-ut të Saliut

 Nuk marrin shembull nga Luli, që pasi u plas bomba në biznese krimi, bëjnë eleminime me “dridhje”

Dje, “PAMFLETI” publikoi një lajm zyrtar, të institucioneve që po hetojnë krimin dhe korrupsionin shtetëror në Shqipëri, me titull: “24 bajraktarë zonash, që do t’u verifikohet edhe “kuponi i blerjes së brekëve, Rama po u “fërkon kokën”, SHBA do t’u “bjerë kokës”.

Ky lajm nuk është shpikje e “PAMFLETI”, por raport investigimi, i kryer nga SHBA, ONM, OPDAT e agjenci të tjera të specializuara, që hetojnë krimet dhe korrupsionin e banditëve shtetërorë e politikë edhe si puna e këtyre “Tuç Makëve”, që sundojnë akoma, në vende “xhungla” si Shqipëria.

Sa për kujtesë të 24 “bajraktarëve” dhe horrave, që ata përdorin për presione e kërcënime në “FB” e telefona, këtë herë ndërkombëtarët, kanë hyrë dhe nuk do të dalin nga “xhungla” politike-shtetërore shqiptare, pa zbuluar, pa kapur dhe pa mbyllur në “Kopshtin zoologjik” ligjor (burg), të gjitha “kafshët” e rrezikshme, të cilat prej 27 vitesh, po grabisin pasuri, ndajnë territore, shqyejnë jetë njërëzore e tmerrojnë shoqërinë.

Dhe përsëri, sa për kujtesë të qartë, këtë herë, siç e dini, nuk ka më as zaganjorë, as thanza, as fullanra, as beçaj, as gjin gjonra, as ndrecra e as brocra, që t’ju konvertojnë prangat e merituara, me milionat e vjedhura nga tokat, plazhet, trojet, pyjet, lejet e ndërtimit, licencat që rafshojnë malet për gurore, shtretërit e lumenjve, qiratë e pasurive lokale, tenderët e shkollave, çerdheve e kopshteve të fëmijëve, të spitaleve, ilaçet dhe nga buka e sofrës së fakirëve (ndihma ekonomike).

Pas publikimit të lajmit, ku ishte lista me 24 “bajraktarët” e bashkive që janë hetuar tashmë nga SHBA dhe “steriogypët” e saj në Europë e Rajon e që, pas sekuestros së pasurive, do “t’u shkulen musteqet” e do t’u hiqen “gradat e kapidanit” nga ligji, reagoi me një mesazh kërcënues me gjuhë halabaku, Fran Frrokaj, “arusha” e Lulit të KOP-it të Argitës, i mbetur ende në krye të bashkisë Lezhë, të cilën në 3 vjet e “ka çuar për lesh”, siç bëri, zhvati dhe la gërmadhë komunën Shënkoll, ku ishte 3 mandate rradhazi kryetar (kapidan zone), por hargalisej me “miq e mikesha” në Lezhë, Shëngjin, Kosovë, Mali i Zi, Tiranë e Shkodër.

Frani i Lulit, që nga inxhiner makinash u gradua ”kapidan” policie dhe sipas letrave dëshmive të atyre viteve, ai “shërbeu me devocion” si ish-oficer policie në kohën e polici-bandës së Agim Shehut dhe të SHIK-të Gazidedes (1995-1999), kujton se është akoma në vitet kur Saliu, urdhëronte të rrëmbeheshin, torturoheshin, vriteshin e zhdukeshin gazetarë, gjë të cilën dhe Frani e ka bërë “do herë” andej Mirdita, kur ishte “kapidan policie i zonës” në vitet 1995-1997.

Kërcënimi i Franit të Lulit, nuk na trembi, por na bën të kuptojmë, se deri ku arrin tërbimi i atyre që janë zhytyr në korrupsion e krime, aq sa që duan të mbrojnë krimet e tyre, me krime të tjera, gjë që duhet të jetë një nga “skedat” e hetimit ndërkombëtar, për të zbardhur sa krime kanë bërë këta pushtetarë horra me popullin, trima me mediat, zvarranik me shefat e partive, langaraq përpara botës së krimit dhe pordhacë para ligjit, nuk e kemi fjalën për firmat “pa dashje”, që Frani ka hedhur tek letrat e “Ranës së hedhun”.

Çudia qëndron në absurditetin, se autorët e autorët e krimeve, kërcënojnë auturët e shkrimeve, siç bëri edhe “baba Lymi” i PD dhe siç bëri “bajraktari” i Lezhës, Frani i Kuliçit e “i ca të tjerëve”, me mesazhin kërcënues kundër redaksisë “PAMFLETI”, për “hakmarrje, gjobvënie e takim së shpejti”, pa përmendur edhe fyerjet, me “cilësime” punonjësesh të shtëpive publike, në të cilat Frani vazhdon të jetë “Vizitor VIP”.

Kërcënimi i Franit të Lulit

Kërcënimi i Franit të Lulit

Mirëpo, Frani kujton, se mund të heshtim, siç heshtin roja, pastruesja dhe vartësit e tij, shumicën e të cilave sipas letrave të zyrës së burimeve (ç)njerëzore (korrupsion e presione), të cilat Frani që kërcënon me “lojë arushe”, i mirë se si dhe për çfarë “meritash e punësh” i ka punësuar.

Një gjë po i bëjmë të qartë Franit të Lulit e Saliut dhe “qazimëve” të Edit e Taulantit: Në “pusetën” e korrupsionit dhe në rrugën e krimit, nuk ju futi Media, por u zhytët për ca “franga” më tepër, o Fran “që të ka kap nata jashtë, për 1 viç”.

Siç je betuar o “trimi” i Lulit dhe ish-horri i Saliut, ti ndoshta mund të nisesh qysh nesër e të na tregosh, se sa i fortë je me median, por me sa dimë, ti çdo të hënë, para se të shkosh tek kafja ku bënë pazaret, paraqitesh tek “dera blu” ngjitur me ish-Ndërmarrjen Komunale të Lezhës, ku ish-kolegët e tu policë e shefa krimesh, të pyesin “sa vjeç je”, e pastaj hapin letrat për ca “punë krimesh”, ndoshta edhe për letra, nga kolltuku 12 vjeçar i komunës “Shënkoll” (3 mandate 2000-2015)…

*Ndjesë Tuç Makut të vërtetë që nuk ka pasë asgjë të përbashkët me këto hora, është fjala për konotacionin negativ të Tuç Makut në filmin e realizmit socialist “Toka Jonë”

Leave a Reply