Bandat e Berishës dhe Monikës ndjejnë konkurrencën e bandës së Sejdinit në Elbasan, ish kryeministri në alarm: Policia me dy standarde

Home » Aktualitet » Bandat e Berishës dhe Monikës ndjejnë konkurrencën e bandës së Sejdinit në Elbasan, ish kryeministri në alarm: Policia me dy standarde

By arberia on August 12, 2018. No Comments

Bandat e Berishës dhe Monikës ndjejnë konkurrencën e bandës së Sejdinit në Elbasan, ish kryeministri në alarm: Policia me dy standarde

Bandat e Berishës dhe Monikës ndjejnë konkurrencën e bandës së Sejdinit në Elbasan, ish kryeministri në alarm: Policia me dy standarde

Elbasani është “kërthiza” e Shqipërisë dhe aty kryqëzohen të gjitha rrugët nga Jugu në Veri apo nga Lindja në Perëndim.

Elbasani duke qënë në mesin e territorit shqiptar ka qënë gjithnjë nën presionin e përballjeve gjuhësore, komunitare, trevash por dhe religjionesh fetare, duke u shndërruar gjithnjë si një qytet në qendër të vëmendjes.

Pikërisht këtu u hapen shkolla shqipe, e folmja e Elbasanit ishte dhe standardi deri në vitin 1972, në Elbasan bënë emër dhe gjuhëtarët më të mëdhenj shqiptarë, por dhe në komunizëm u ndërtua metalurgjiku me ndihmën e kinezëve.

Që u kthye në një gangrenë për këtë zonë, për shkak të ndotjes së madhe që shkaktoi, duke sjellë tek kafshët por dhe tek njerëzit dhe deformime fizike e gjenetike.

Pas viteve ’90 Elbasani, në të cilin kryqëzoheshin të gjitha rrugët që vinin  nga Maqedonia, Greqia, dhe nga Veriu e Jugu i Shqipërisë, u kthye  në një “kërthizë” e lëvizjes së trafiqeve, duke filluar nga drogërat e rënda, vijuar me armët dhe përfunduar me trafikun e klandestinëve nga Azia dhe të vajzave nga Lindja.

Përplasja ka qënë aq e madhe sa gjithnjë politika ka tentuar dhe ia ka dalë që të ketë bandat e veta, “rojtare” të trafiqeve sipas mbështetjes politike.

Sali Berisha, Ilir Meta por dhe Fatos Nano e Edi Rama kanë qënë ata që kanë ndarë përfitimet e Elbasanit si “këthiza” e lëvizjes së të gjitha fenomeneve të paligjshme që bënin para në këtë vend.

Në fillim ishte Berisha ai që me klanet e Elbasanit dominoi trafikun e drogës heroinë dhe të armëve që vinin e dilnin nga Elbasani, përmes Qafë-Thanës apo “arterieve” të tjera tokësore, për t’i kaluar në Durrës e Divjakë dhe për t’i përcjellë jashtë vendit.

Ardhja e Nanos për pak kohë solli dominim të këtij “tregu” prej tij, por jo plotësisht pasi Ilir Meta kryeministër në atë kohë e futi tërësisht në dorë, duke shfrytëzuar pikërisht Qafë- Thanën por dhe duke pasur dalje në lagunën e Karavastasë dhe në portin e Durrësit për të furnizuar vendet e BE.

Pastaj erdhi sërish Berisha dhe bashkë me Metën e dominuan këtë treg deri në momentin kur u fut një lojë kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini i mbështetur në fillim nga Nano dhe më pas nga Edi Rama. Sejdini, bashkë dhe me çamët e PDIU morën më shumë se 50 përqind të kontrollit të këtij trafiku, duke dominuar tregun këtë arterie të rëndësishme si Elbasani.

Pikërisht për këtë arsye, Berisha dhe Monika që para zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017 kanë qënë tepër të shqetësuar për këtë dominim të Sejdinit, i cili ka në dorë pothuajse të gjitha bandat më të rrezikshme në Elbasan.

Ndërkohë që tashmë sërish ka një shqetësim në rritje nga ana e Berishës dhe Monikës, për arsye se Sejdini po zgjeron territorin e dominimit në Elbasan, dhe për më tepër akuzojnë dhe policinë se po vepron me dy standarde ndaj tre bandave në Elbasan, duke favorizuar Sejdinin e PS.

Kështu, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur në adresën e tij, për bandën e trafikantëve të Elbasanit. I cili për hir të vërtetës është i stilit të Berishës, duke treguar se ka marrë vetë rolin e “dixhitalit” sot.

Sipas denoncuesit(Berishës), këtë bandë e mbron Qazim Sejdini, që udhëron policinë.

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha: “Narkopolicia e Elbasanit mbron bandën e trafikantëve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Pershendetje doktor, të uroj shëndet e jetë të gjatë. Dua të denoncoj fshehjen nga policia e Elbasanit në ndikimin e “don kryetarit” të bashkisë Sejdini. Ndalimi dhe shoqërimi i kësaj bande që merret me prostitucion, trafik droge, plagosje, vrasje.

Në drejtimin e don Sejdini tenderat e bashkisë dhe në të gjitha drejtoritë e juridiksionit bashkisë Elbasan. Arben Trasha i dënuar në Itali, prostuticion, trafik droge. Kamer (Agron) Mehja, i dënuar për organizat kriminale, prostuticion, trafik droge 25 vjet. Elton Dedja, i dënuar prostitucion e trafik droge.

Arjan Petova i denuar ne itali prostitucion, trafik droge. Dhe aktualisht në bar bufe shitet drogë kokainë e heroinë. Cim Ajazi trafik te lendeve narkotike, heroin. Alban Tafa drejtor ne KESH, i denuar per prostitucion, trafik droge ne itali.

Doktor! Elbasani eshtë fuçi baruti ne drejtimin e Qazim Sejdinit me bandat e tij ne ndikimin e pushtetit kercenon drejtus istitucionesh, gazetarë, punonjes policie e çdokend qe i preket interesi apo flet te vertetat per 100 jetë njerzish qe nderrojnë jetë si pasojë e ndotjes ambientale qe merr rrushfete ne kembim te heshtjes dhe mosmbylljes te fabrikave. Te lutem anonim. Respekte”, shkruan Berisha në emër të dixhitalit të tij.

Një shqetësim në të vërtetë që ka vetëm përplasjen e bandave dhe konkurrencën me bandën e kreut të bashkisë së Elbasanit

Leave a Reply