BANDITET E POLICISE SHTETIT VJEDHIN DHE DHUNOJNE TURISTER .

Home » Denonco » BANDITET E POLICISE SHTETIT VJEDHIN DHE DHUNOJNE TURISTER .

By arberia on August 4, 2018. No Comments

Një ndalim për tejkalim shpejtësis gati sa nuk është kthyer në një plorblrm diplomatik në qytetin e Fierit.

Sipas italianes “Il Corriere Nazionale”, 3 shtetas italianë duke kaluar në Fier janë ndaluar nga policia për tejkalim shpejtësie, shoferi i vetëdijshëm për gabimin ka pranuar masën e gjobës dhe ka dashur të largohet së bashku me dy persoant e tjerë, por në atë moment është njoftuar se duhet të shoqërohet në komisariat.

Menjëherë efektivët e policisë rrugore kanë thirrur furgonin për të shoqëruar tre personat, njëri prej të cilëve sipas medias italiane është fikësuar dhe është shprehur se këtë ngjarje në incident diplomatik, në atë moment policët janë shprehur se do të shoqërojnë vetëm shoferin.

“Ne nuk duam të kthehemi në Shqipëri, sepse policia nuk na respekton, ata nuk i njohin rregulloret evropiane të rrugës . Nuk kuptohet, pse ende pranojnë turistë europianë! ” , është shprehur njëri nga italianët.

Është dashur ndërhyrja e të pranishmëve që policia të lejonte turistët të vazhdonin rrugën, e ndërsa efektivët kanë mbyllur ngjarjen me një procesverbal dhe heqjen e patentës.

Sipas “Il Corriere Nazionale”, të tre italianët janë takur me Prefektin e Fierit Baki Bala, i cili e ka mbyllur menjëherë çështjen ndërsa është shprehur: “Shqipëria është një Republikë që respekton normat e KE dhe ju mund të gëzoni me qetësi dhe të na besoni, pushime të këndshme në Shqipërinë e bukur”.

Në Shqipëri kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë dhe nuk është raportuar nga asnjë institucion.

Leave a Reply