Bujqësia shqiptare në kushte mesjetare,”Kaubojsi” ironizon kryeministrin:Të lumtë shoku Edver, je fiks në drejtimin e duhur.

Home » Aktualitet » Bujqësia shqiptare në kushte mesjetare,”Kaubojsi” ironizon kryeministrin:Të lumtë shoku Edver, je fiks në drejtimin e duhur.

By arberia on August 2, 2018. No Comments

Bujqësia shqiptare në kushte mesjetare,”Kaubojsi” ironizon kryeministrin:Të lumtë shoku Edver, je fiks në drejtimin e duhur.

Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti Eduart Ndocaj ka denoncuar politikat e qeverisë, të cilat e kanë lënë bujqësinë shqiptare të pambështetur dhe të pamekanizuar në mjete.

Sipas, z. Ndocaj, bujqësia shqiptare në pjesën më të madhe të fshatrave të Shqipërisë është në një stad zhvillimi si para një shekulli, pasi plugimi i tokës bëhet më mjete rrethanore, apo me kafshë shtëpiake. Nisur nga këto kushte, ish-deputeti ironizon mburrjen e kryeministrit, i cili trumpeton arritje në këtë sektor, ndërkohë ndodh krejt e kundërta.

Ja shënimi i plotë i z. Eduart Ndocaj:

SHQIPËRIA e 2018-s
Të punosh tokën është bekim, sepse ajo e ndihmon ekonominë familjare të mijëra familjeve nëpër fshatrat e Shqipërisë, por ta plugosh në 2018-n njëlloj si para një shekulli, ky është ‘mallkim’ që vjen prej qeverisë. Edvin-narkomani mburret për flota makinerish bujqësore që vijnë nga Porti i Durrësit, kurse fshatari në Kukës e kudo përdor prej hallit metodat e hershme bujqësore. Si duket, makineritë bujqësore moderne Ramziu ua ka dhuruar hashash-prodhuesve shqiptarë. Të lumtë shoku Edver, je fiks në drejtimin e duhur!

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Leave a Reply