Çështja Zaganjori” alarmon SHBA dhe BE! Në komisionin e Apelimit e afërmja e Sali Berishës

Home » Aktualitet » Çështja Zaganjori” alarmon SHBA dhe BE! Në komisionin e Apelimit e afërmja e Sali Berishës

By arberia on August 22, 2018. No Comments

Çështja Zaganjori” alarmon SHBA dhe BE! Në komisionin e Apelimit e afërmja e Sali Berishës

Konfirmimi në detyrë i Xhezair Zaganjorit ka alarmuar sponsorizuesit e reformës në drejtësi kryesisht SHBA dhe Komisionin Europian. Në një takim të diplomatëve të rëndësishëm në Tiranë me ekspertet e OMN-së është quajtur precedent i rrezikshëm që devaluon vetingun dhe gjithë reformën kalimi i Xhezair Zaganjorit.

Ekspertët nuk kanë besim aspak as te komisioni i Apelimit i cili drejtohet nga Natasha Mulaj, e cila pritet të shkarkohet.  Mulaj është e afërme e Sali Berishes dhe vëllai i saj Vladimir Mulaj ka qenë për disa kohë këshilltar juridik i ish-kryetarit të PD-së Berisha.

Mulaj gjatë punës së saj në Gjykatën e Lartë ka mundësuar lirimin e të vëllait i cili kishte kryer një vrasje me vetëm pak muaj burgim. Vellezërit e Natasha Mulaj janë biznesmene të fuqishëm në fushën e ndërtimit me pasuri aspak të justifikuar. Mbi 27 procese penale janë regjistruar në prokurorinë shqiptare për to për vepra të ndryshme.

Në një situatë të tillë njëri nga diplomatët më të fuqishëm në kryeqytetin shqiptar ka shprehur zhgënjimin e tij me këto fjalë të Diogjenit:”Vetëm dielli futet e ndriçon nëpër moçale të pista pa u ndyer”.

Pra realisht dyshohet se dhe KPK po vepron me dy standarde nga ndërhyrjet politike apo dhe oligarkike. Në këtë takim është diskutuar se 18 drejtues të prokurorive në rrethe janë argumentuar për veprime të rënda abuzive ligjore.

Nga informacione të sigurta pritet qe kjo gjendje te denonocohet dhe Shqipëriseë t’i diktohet një ligj i fortë kalimtar anti-mafie i mbikqyrur rreptësisht nga ndërkombëtarët

Leave a Reply