Ditmir Bushati një shiuaua në duart e drejtësis Greke. Z. Minister Drejtësi për Pëllumb Marnikollaj!

Drejtësi për Pëllumb Marnikollaj!

Nga Aulon Kalaja

Drejtësi për Pëllumb Marnikollaj!

Sot mbushen 2 vjet që i riu lezhjan Pëllumb Marnikollaj, humbi jetën në ambientet e brëndëshme të Komisariatit të Policisë “Ano Patissia” në Athinë. Ishte 3 gusht i 2016, kur 28-vjecari hyri në një nga ambientet më të sigurta të Greqisë, që garanton sigurinë e jetës dhe nuk doli më i gjallë që andej. Marnikollaj bënte cdo muaj procedurën e detyrimit të paraqitjes, për të firmosur aty dhe kjo procedurë zgjaste gjithmonë 5 minuta, por atë ditë ai u vunua në ambientet e brëndëshme të policisë 51 minuta. Pra hyri aty në orën 13:40 dhe doli që andej (i vdekur) në orën 14:31, ku një ambulancë e spitalit Kryqi i Kuq në Athinë erdhi për t’a marë.
Ka dy vjet që familja e vetme nga Lezha kërkon drejtësi nga autoritetet greke, e këta të fundit vetëm heshtin, kërkon drejtësi nga shteti shqiptar, por ata vetëm gënjejnë, kërkojnë arsye nga Ambasada e Shqipërisë në Greqi, por këta të fundit vetëm e përcjellin këtë familje fatkeqe. Po cfarë duhet të bëjë kjo familje në këtë rast?! Dhe cfarë duhet të bëjnë familjet e tjera fatkeqe, që i ka ndodhur po e njëjta gjë. I janë vrarë djemtë, vëllezërit, bashkëshortet dhe baballarët e tyre në tokën e lashtë greke dhe askurrë nuk është bërë drejtësi. Sigurisht që është shetësim kur përballesh me shifrat e frikshme, sepse nga viti 1991-2018 janë regjistruar 181 vrasje shqiptarësh në tokën Helene, nga policia greke, ushtria dhe gardianët e burgut. Shumë pak drejtësi është bërë, për të mos thënë aspak. Po djemtë dhe vëllezërit tanë nuk janë krenë delesh, që po vriten e po priten në shumicë. Edhe nëse janë fajtor për dicka dhe kjo e fundit i provohet në gjykatë, ata duhet të vuajnë dënimin në burg dhe jo të sakatohen nga duart e xhelatëve me uniforma blu, nëpër komisariatet e policive në Greqi. Kjo nuk e nderon shtetin fqinj, që është edhe pjesë e Bashkimit Europian, por më keq akoma i vendos atij një damkë, që e ka konfirmuar me kohë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, thënë ndryshe Gjykata e Strasburgut.
Por le të kthehemi edhe një herë tek ngjarja jonë që është arsyeja e shkrimit. Policia greke do të njoftonte at’herë se, të riut 28-vjecar Pëllumb Marnikollaj, gjatë procedurës së detyrimit të paraqitjes, i është komunikuar edhe një akuzë tjetër nga ana e policisë greke dhe i gjendur në panik sepse do të arrestohej në vend është munduar të arratisej nga ambientet e brëndëshme të Komisariatit të Policisë “Ano Patissia” në Athinë. Ka dalë nga zyra ku ndodhej me efektivë të policisë dhe është drejtuar për nga dera e ballkonit në fund të koridorit dhe që aty është hedhur nga lartësia dhe ka humbur jetën. Ka ardhur pastaj ambulance dhe në spital ka mberritur me puls të dobët, thotë policia greke. Në fakt kjo komunikatë ka dalë shumë ditë më vonë nga ana e policisë greke dhe pyetja është përse nuk u raportua menjëherë kjo ngjarje, por u mbjat e fshehur ajo c’ka kishte ndodhur në mesditën e 3 gushtit 2016 në ambientet e brëndëshme të Komisariatit të Policisë së “Ano Patissia” në Athinë? Përse komunikata e policisë thotë që Pëllumb Marnikollaj u hodh nga kati i tretë dhe komunikata e ambasadës greke në Tiranë, thotë se u hodh nga kati i katërt? Përse nuk është njoftuar familja e tij nga ana e Ambasadës së Shqipërisë në Greqi? Përse komunikata e policisë ka qënë e munguar nga data 3 që ka ndodhur ngjarja, deri me datë 18, ku gazetari shqiptar me banim në Greqi Shpëtim Zinxhiria ka kërkuar informacion për këtë ngjarje. Janë 15 ditë heshtje. Në rast se është e vërtete ajo c’ka ka deklaruar policia greke që një ditë pas ngjarjes, pra me 4 gusht 2016 ka njoftuar Ambasadën tonë në Greqi, përse kjo e fundit nuk e ka njoftuar familjen? Fakti është se familjarët e Pëllumb Marnikollaj e kanë marë vesh vdekjen e djalit të tyre me datë 11 gusht 2016, at’herë kur vëllai i Pëllumbit, Artani dhe daja e tij, janë nisur për t’a kërkuar në shtetin Helen dhe kanë gjetur trupin e vëllait duke u varrosur në nja nga varrezat e Athinës. E kanë gjetur pra në një arkivol me përmasa të vogla, sec ishte trupi i lezhjanit 28-vjecar. Më pas ata e kanë marë trupin dhe e kanë nisur drejt Lezhës, aty ku prehet edhe sot Pëllumb Marnikollaj. Familja është interesuar në Ministrinë e Jashtme të Shqipërise, nga ku ka kërkuar komnukimin e kësaj të fundit me Ambasadën tonë në Greqi dhe me datë 3 gusht ndërmejt Ministrisë sonë të Jashtme dhe Ambasadës tonë në Greqi kishte pasur komunikim rutinë për problematika të tjera, por nuk ka pasur asnjë njoftim për vdekjen e Pëllumb Marnikollaj. Përse?! Përse pra, e vranë Pëllumb Marnikollaj, i cili atë ditë shfaqej i qetë sipas dëshmive të dëshmitarëve okularë, i cili kishte një eksperiencë me focat e policisë greke, pasi nuk e kishte për herë të parë që merej me ta dhe nuk e kishte për herë të parë detyrimin e paraqitjes.
Sigurisht që përpjekja e familjes së tij nuk është ndalur, e sidomos përpjekja e babait të tij malësor, Nikollë Marnikollaj ka qënë titanike, gati në kufijtë e të pabesueshmes. Vetë ai ka qënë pjesë e një proteste anti-raciste që është zhvilluar në Athinë në 2016, po ashtu ka organizuar në muajin shtator 2016 një protest tek Ambasada Greke në Tiranë, më vonë së bashku me aktivistë të shoqërisë civile ka organizuar një protest në qytetin e Korcës, aty ku po takohëshin dy Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Bushati-Kotzias. Me datë 20 janar 2018 është kërkuar nga dy ministrat drejtësi për ngjarjen e fillim gushtit 2016 në Athinë, ku u vra Pëllumb Marnikollaj. Po ashtu është kërkuar drejtësi për të gjithë shqiptarët që janë vrarë atje. A mos është herezi apo shumë një proces i rregullt gjyqësor? Sepse djemtë nuk do të kthehen më, por të paktën gjakatërt që i morën jetën, të marin dënimin e merituar. Kjo do të nderonte edhe shtetin grek, i cili në sytë e të huajve është kthyer në një varrezë masive për shqiptarët emigrant. Në datën 3 mars 2018 është organizuar edhe një protest tjetër në qytetin e Lezhës, por deri më tani nuk është marë asnjë përgjigje dhe mesa duket kjo cështje nuk është hedhur fare në tryezën e bisedimeve intensive që po zhvillohen midis shtetit shqiptar dhe shtetit grek. Dy ministrat kanë një shans të arte, meqenëse marrveshja nuk është konkluduar. Bushati duhet të kthejë dinjitetin e familjeve shqiptare që kanë humbur djemtë e tyre dhe ende nuk është bërë drejtësi. Duke pasur parasysh që ende teksti I marrveshjes nuk është përfunduar, familja lezhjane Marnikollaj, rri me sy e veshë nga Korfuzi, atje ku po zhvillohet faza finale e bisedimeve, pas Kretës dhe Korcës.
Së shpejti do të dalë dhe një dokumentar investigativ, i cili vërteton në mënyrë të qarte se i riu lezhjan, Pëllumb Marnikollaj, nuk u vetëvra, por u vra nga efektivë të policisë greke, në mesditën e datës 3 gusht 2016, në ambientet e brëndëshme të Komisariatit të Policisë “Ano Patissia” në Athinë. Ekspertiza ligjore greke është shprehur vetëm më një fjali dhe konfirmon variantin e policisë, por ekspertiza dhe mjekët ligjorë shqiptarë thonë diametralisht të kundërtën, nga ku thonë se Marnikollaj u godit me mjete jo të mprehta, ka plagë në organite gjenitale, dy të cara pas koke, djegie nga cigare, djegie dhe plagë në shpatull. E vërteta është një, kurse versionet dhe gënjehstrat janë shumë. Duket se për të fshehur krimin, policët gjakatarë që i kanë marë jetën Pëllumb Marnikollaj, kanë lënë gjurmë të rënda, që të cojnë se ky rast është një vrasje e pastër që është gatuar në zyrat e policisë, aty ku është vëndi më i sigurtë për jetën e njeriut. E pra, ky është një rast i mirë që Greqia të tregojë se është shtet demokratik dhe që i respekton liritë dhe të drejtat e njeriut, të drejtën e jetës. Të tregojë së e meriton plotësisht vendin që zë ajo në Bashkimin Europian dhe në disa konventa europiane. Toka e lashtë që shpiku demokracinë, duhet të tregojë se di të bëjë drejtësi edhe kur shtetasit që vriten në institucionet e saj, ose më keq akoma në komisariatet e policisë së saj, nuk janë shtetas grek.