Drejt arrestimit 3BANDAT/Byroja Kombëtare e Hetimit dhe “Byroja Kombëtare e Krim-Korrupsionit”

Home » Aktualitet » Drejt arrestimit 3BANDAT/Byroja Kombëtare e Hetimit dhe “Byroja Kombëtare e Krim-Korrupsionit”

By arberia on August 21, 2018. No Comments

Redaksionale/Byroja Kombëtare e Hetimit dhe “Byroja Kombëtare e Krim-Korrupsionit”♠

Redaksionale/Byroja Kombëtare e Hetimit dhe “Byroja Kombëtare e Krim-Korrupsionit”

Shqiptarët, duhet të shpëtojnë nga kthetrat e “Unionit mafioz PD-PS-LSI”, që e ka ndarë Shqipërinë, në racione e zona kontrolli dhe shfrytëzimi ekonomik personal

Quhet lajm i mirë, që shtatorin e 26 të tranzicionit, ndërkombëtarët, kanë deklaruar se do kapin “për veshi” e do të çojnë para drejtësisë së vonuar, “kopenë e ujqërve” të lënë të lirë e fuqiplotë, që shqyen ekonominë e tmerruan shqiptarët.

Ndoshta erdhi “ora”, ta marrin “mandatën” prej drejtësisë së re, kryehajdutët dhe shefat faktik, të bandave politike-shtetërore kriminale në Shqipëri, Rajon e Europë, të vetëmbrojtur nga ndëshkimi, me mandatin dhe drejtësinë që e marrin, emërojnë dhe komandojnë vetë.

Është ndërhyrja vepruese e Byrosë (Ndër)Kombëtare të Hetimit, ajo që krijon besim tek shqiptarët, se më në fund, “Byroja Kombëtare e Krimit dhe Korrupsionit” në Shqipëri, do mbyllet në “dhomat e Reçit” e do të sekuestrohet, deri tek brekët e dashnoreve, që mbajnë në kroskotët e makinave luksoze dhe sirtarët e zyrave, bizneseve, vilave e sarajeve, të vëna e ndërtuar me miliarda krimesh.

Hapi i parë, pavarësisht lënies së disa zaga(r)njorëve në drejtësi, u hodh me shkatërrimin e “folesë” së tyre, në kupolën e drejtësisë e do të vazhdojë, me “lukuninë” që ka gjetur strehë në “shpellat” e tjera të (pa)drejtësisë, me logot gjykata e prokurori. Shqiptarët, nuk gëzojnë për largimin, burgun dhe sekuestron e tyre, por për faktin se pas 27 vitesh diktaturë ekonomike dhe hajdutëri politike-gjyqësore të klikës që sundon ende, do të shpëtojnë veten dhe brezat, nga padrejtësia, nga pafuqia për të qenë të lirë, të barabartë, të qetë, të garantuar në të derjta, të respektuar prej ligjit.

Nëse në ’90-ën, bota rrëzoi “Byronë e Diktaturës”, sot pas 27 vitesh është emergjencë, të çmontoj, rrëzoj e zhduk nga jeta shqiptare “Byronë e Korrupsionit dhe Krimit”, të strukturuar në “Union mafioz PD-PS-LSI”, që ka ndarë Shqipërinë në racione e zona kontrolli dhe shfrytëzimi ekonomik personal.

Vetëm Byroja (Ndër)Kombëtare e Hetimit, mund ta shpërbëjë dhe godasë politikisht, ekonomikisht e financiarisht “Byronë Kombëtare të Krimit e Korrupsionit”, gjë që nuk e bëri dot populli i tejlodhur prej varfërisë e shkatërrimit psikologjik, që instaloi dhe zbatoi prej 27 vitesh, “Byroja” PS-PD-LSI.

Shqiptarët nuk mundën ta largonin dot “Byronë Kombëtare të Krimit e Korrupsionit” në rrugë paqësore, mbasi kapobandat e PD-PS-LSI, “Tano Karidët” Berisha, Meta, Rama, Basha, për të qenë të bashkuar në sundimin e tyre të përjetshëm e të trashëguar në familje (breza), kanë futur përçarjen në popull, duke krijuar secili “popull-turmën” e tij partiake, blu, rozë, të kuqe, jeshile, të verdhë e ngjyrë “mu….” (PR).

Shqiptarët nuk mundën ta largonin dot “Byronë Kombëtare të Krimit e Korrupsionit”, as me vota, mbasi në këto 27 vite, ata kanë pasur “magazinën” e votave dhe i numëronin e ndanin vetë, sipas pjesëve, interesave dhe fuqisë së bandave të pushtetit.

Shqiptarët nuk mundën ta largonin dot “Byronë Kombëtare të Krimit e Korrupsionit”, as me drejtësinë, mbasi kapobanda dhe langaraqë nëpër prokurori e gjykata, emëroheshin prej kësaj “byroje”, duke caktuar pervers e byth-shitur zaga(r)njora, dizdara, gjinra, thanza, brocra, ndrecra, fullanra e lloj-lloj perversësh e mostrash, që shkatërruan dhe degjeneruan drejtësinë.

Shqiptarët nuk mundën ta largonin dot “Byronë Kombëtare të Krimit e Korrupsionit”, me liri sociale e publike, mbasi kundër zërave që kërkonin drejtësi, përdoreshin bandat kriminale, të cilat ishin “eskorta” shërbyese të ruajtjes së sundimit të Berishës, Nanos, Metës e Ramës.

Ndaj dhe operacioni i ndërrmarrë nga Byroja (Ndër)Kombëtare e Hetimit, konsdierohet si shpresa e fundit këtij tranzicioni 27 vjeçar, për të zhdukur nga jeta shqiptare, “Byronë Kombëtare të Krimit e Korrupsionit”, këtë kopje më të shëmtuar e me të neveritshme, se “Byroja e Diktaturës”, që na i la peshqesh me skemën “KATOVICA”

Leave a Reply