DREJT BURGUT REQIT 4 BANDAT… SHBA furnizon Arta Markun me prova dhe fakte për abuzimet, trafiqet dhe krimet e Metës, Berishës, Monikës e Ramës

Home » Aktualitet » DREJT BURGUT REQIT 4 BANDAT… SHBA furnizon Arta Markun me prova dhe fakte për abuzimet, trafiqet dhe krimet e Metës, Berishës, Monikës e Ramës

By arberia on August 15, 2018. No Comments

SHBA furnizon Arta Markun me prova dhe fakte për abuzimet, trafiqet dhe krimet e Metës, Berishës, Monikës e Ramës

Pritet që deri në fund të vitit të jenë konturuar dhe “peshqit e mëdhenj” kandidatë për të qënë “banorë” të burgut të ri të ndërtuar me fondet e BE në Reç të Shkodrës

Prokurorët e Republikës si të gjithë qytetarët e tjerë tashmë janë me pushime, dhe relaksi i tyre mund të vijojë deri nga mesi i shtatorit sipas kalendarit të përcaktuar nga vetë institucioni. Burime brenda organit të akuzës bëjnë me dije se pavarësisht ligjit, Prokuroria po pret që gjatë muajve gusht dhe shtator Komisionet e Vettingut të kenë kaluar në “sitë” të gjithë prokurorët që janë në proces, për të vepruar më pas për ngritjen e KLP por dhe kopsitur dosjet e mëdha.

Ndërkohë që një element tjetër që ndihmon në punën e organit të akuzës është se gjatë këtyre muajve deri në fund të shtatorit priten materiale shtesë nga SHBA por dhe nga vendet e tjera partnere. Bëhet fjalë për dosjet e rënda në ngarkim të ish- kreut të LSI aktualisht President Ilir Meta, ish- kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të PD Lulzim Basha, kryetares së LSI dhe bashkëshortes së Presidentit Monika Kryemadhi dhe kryeministrit Edi Rama, bashkë me ministrat e tij.

Gjatë gjithë kohës SHBA përmes FBI ka sjellë prova dhe fakte për abuzimet, trafiqet dhe krimet e Metës, lidhjet e tij me nëntokën e krimit, duke filluar nga Klemend Balili dhe njerëz të tjerë ordinerë. Dhe bashkë me Metën ka dokumente dhe për bashkëshorten e tij Monika, aktualisht kryetare e LSI në opozitë, për të cilën ka prova me zë dhe figurë për përfshirje në trafiqe, për largim të parave në rrugë tokësore nga Shqipëria dhe krime të tjera.

Po ashtu janë sjellë prova herë pas herë për përfshirjen e Sali Berishës në krime, në trafiqe dhe në abuzim me pushtetin gjatë kohës së qeverisjes së tij por dhe më pas me drogën kolumbiane, përmes ish badigardëve të tij. Por dhe për aferën e CEZ-DIA, bashkë me Ilir Metën.

Ndërkohë që provat për Lulzim Bashën fillojnë që më rrugën e Kombit, ku organet ligjzbatuese amerikane kanë gjetur elementë shtesë që provojnë vjedhjen e tij. Njëherësh prova ka sjellë FBI dhe për lobimin Bashës në SHBA me para ruse.

Por nuk mungojnë as materialet e sjella nga organet ligjzbatuese amerikane dhe të BE ku evidentohen shkeljet dhe abuzimet e kryeministrit Edi Rama, sidomos me koncesionet por dhe me përdorimin e parave të shtetit, sidomos kredive, në investime jodobiprurëse, që më pas llogariten në kosto për vendin.

Prandaj saktësohet nga Prokuroria e Përgjithshme se, me urdhër të Arta Markut, muaji tetor do të jetë dhe starti për të hetuar dhe derguar në gjykatë të gjitha këto dosje të rënda, që janë plotësuar rast pas rasti me prova të reja.

Pritet që deri në fund të vitit të jenë konturuar dhe “peshqit e mëdhenj” kandidatë për të qënë “banorë” të burgut të ri të ndërtuar me fondet e BE në Reç të Shkodrës.

Leave a Reply