Drejtoresha Ermioni Cekani një hajdude ordinere : Vjedh sa të dua se kam çun teze Niko Peleshin

Home » Aktualitet » Drejtoresha Ermioni Cekani një hajdude ordinere : Vjedh sa të dua se kam çun teze Niko Peleshin

By arberia on August 19, 2018. No Comments

Drejtoresha Ermioni Cekani: Vjedh sa të dua se kam çun teze Niko Peleshin

Drejtoresha Ermioni Cekani: Vjedh sa të dua se kam çun teze Niko Peleshin  

Lajthit drejtoresha e arsimit në Kamëz, sfidon prokurorinë dhe Ministrinë e Arsimit. Gati tre videopërgjime të tjera për pazaret me emërimin e mësuesve në shkollat e Kamzës, zbulohen kodet e korrupsionit: “Hajdeni e më ‘falënderoni’ në zyrë. Për miqtë ka vende të lira”. Tregon edhe se si ndikon tek emisioni STOP

Nuk dha dorëheqjen kur iu faktua konflikti i interesit, ku nga janari 2014 deri në 13.10.2017, përdori zyrën arsimore, mësuesit dhe shkollat e Kamzës, për të promovuar dhe shitur librat e saj, të botuara në shtëpinë botuese të bashkëshortit. Madje tentoi të mashtronte duke nxjerrë një urdhër që gjoja ndalonte shitjen e librave tre vjet pasi kishte nisur pazarin. Ka guximin dhe qëndron në zyrë edhe kur iu zbulua një pjesë e emërimeve skandaloze, duke emëruar si mësues në shkolla e Kamzës të ‘diplomuar’ tek disa kioska arsimore, të shkrira nga Edi Rama dhe Lindita Nikolla. Pas publikimit të listës, nisi të korrigjonte emërimet në bazë pazaresh. Skandali me emërimet është faktuar edhe nga KLSH.

Asnjë shpjegim as për denoncimet konkrete se u ka kërkuar mësuesve nga 2 milionë lekë për t’i mbajtur në detyrë dhe 3 mijë euro kandidatëve për t’i emëruar mësues. Sipas një përgjimi që nuk është publikuar ende, kodi i korrupsionit është: “Hajdeni e më ‘falënderoni’ në zyrë. Për miqtë ka vende të lira”. Asnjë reagim as për audiopërgjimin skandaloz, ku deklaronte se lëvizjet e mësuesve në shkollat e Kamzës i bënte jo në bazë të ligjit, por sipas porosive të deputetëve. Asnjë reagim as për videoskandalin për shpërthimin histerik gjatë emërimit të një mësuesi, i cili nuk kishte pranuar të paguante tarifën e korrupsionit.

Me sa duket pret videopërgjimet kur merr paratë në tavolinë, kur thotë se si ndërhyn tek emisioni STOP për të mos publikuar aferat dhe kur terrorizon një maturante në zyrë. Kjo është Ermioni Cekani, përgjegjëse e Zyrës Arsimore Kamëz, të cilën vetë Edi Rama e ka shpallur në mesin e 100 zyrtarëve më të korruptuar të shtetit shqiptar.

Ditët e fundit, pas vizitave të shumta në psikiatri, në panik nga mundësia e një shkarkimi të mundshëm apo arrestimi me urdhër të prokurorisë, Ermioni Cekani ka nisur të përhapë fjalë se, arsyeja sepse po qëndron kaq gjatë në atë zyrë, pavarësisht zullumeve panumërta, është se ka çun tezeje Niko Peleshin. Mbetet për t’u verifikuar nëse Ermioni Cekani ka lidhje familjare me ministrin e Peleshi apo edhe ky është një mashtrim i radhës për të zgjatur ditët në atë zyrë.

Më parë, gjatë mbledhje me drejtorët e shkollave, zonja ka përfshirë edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, në zullumet e saj, duke pretenduar se ka edhe mbështetjen personale të ministres, për çdo vendim të saj. Ndoshta kjo mund të jetë edhe arsyeja se pse Lindita Nikolla nuk e shkarkon./

Leave a Reply