Eduart Ndocaj denoncon shpërdorimin e madh me paratë e taksapaguesve në bashkinë Lezhë: Prokuroria të mos flejë mbi letra, pasi faktet janë aty

  • Eduart Ndocaj denoncon shpërdorimin e madh me paratë e taksapaguesve në bashkinë Lezhë: Prokuroria të mos flejë mbi letra, pasi faktet janë aty

Ka qenë i ashpër dhe i prerë në reagimin e tij të sotëm, ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj, i cili ndan me ndjekësit e tij, disa problematika, por dhe adreson shqetësime në formë pyetjesh për administratën aktuale të bashkisë Lezhë. Në shënimin e tij, z.Ndocaj, thekson rolin klientelist dhe militantesk të kësaj administrate, duke nënvizuar shpërdorimin e madh që bëhetë në këtë drejtim. Nisur nga këto “fakte”, z. Ndocaj, i ka kërkuar prokurorisë të mos flejë mbi letra, pasi siç cilëson ai, faktet janë aty.

Ndiqni të plotë shënimin e tij:

Të dashur lezhianë! Sot bëhen 3 vite që bashkia përfundoi së ekzituari; paaftësia dhe militantizmi kanë uzurpuar bashkinë dhe padrejtësisht abuzohet me besimin tuaj, padrejtësisht vazhdojnë të jenë aty militantë të PD-së dhe të LSI-së, vetëm për të marrë një rrogë dhe s’janë pak, por 1300 persona që paguhen nga taksat tuaja, pa u dhëë qoftë dhe një shërbim taksapaguesve lezhianë.
Gabimin që bëmë në 2015-n sëbashku, duhet korrigjuar me patjetër në 2019, duke larguar bandën e “alibabait” me 1300 hajdutët nga ky institucion, që teknikisht është zemra e qytetit dhe vendi ku duhet të dalin projekte, të dalin mendime dhe ide, të dalin investime dhe shërbime ndaj qytetarëve të Lezhës; me këtë korrupsioni që ka mbërthyer bashkinë është e pafalshme që prokuroria të flejë gjumë mbi letrat, mbi faktet, mbi mashtrimet dhe mbi abuzimet që janë fiks 3 vite që i bëhen.
1. Ku shkoi taksa e bregdetit që janë rreth 6 milionë euro?
2. Ku shkij taksa vjetore e biznesit, rreth 12 miliard e 800 milion lekë në 3 vite?
3. Ku shkuan taksa e gjelbërimit dhe e mbeturinave që s’pastrohet asgjë dhe s’ka gjelbërim as para bashkisë, jo më qyteti; rreth 11 miliard e 400 milion lekë në 3 vite?
4. Ku shkuan taksa e ujësiellësit, rreth 18 miliard lekë të mbledhura?
5. Ku shkoi taksa e tregut që janë rreth 900 milionë lekë në 3 vite?
6. Ku shkoi taksa e biznesit të ndërtimit, rreth 6 miliard lekë në 3 vite?
7. Ku shkoi taksa e certifikatave dhe shërbimeve me pagesë, rreth 1 miliard lekë në 3 vite?
8. Ku shkoi buxjeti i shtetit që është 6 miliardë lekë në vit për 3 vite janë 18 miliard lekë të shpërdoruara me militantë, me rroga nga veriu në jug, asnjë prej 1000 vetave s’janë as lezhianë, po militantë të PD-së?
Totali i shpërdorimit të fondeve është marramendës, rreth 75.000.000.000 miliard lekë. Asnjë investim që mund të justifikojë. Për këtë i kërkoj prokurorisë të hetojë këtë bashki dhe të dalë e vërteta e vjedhjes apo e paaftësisë së kësaj bashkie, i kërkoj kryetarit dhe stafit të tij të japë dorëheqjen dhe t’u kërkojë falje lezhianëve, se nuk e meritojnë këtë krim ekonomik .
2019-ta do të jetë një shndërrim total, duke e pastruar nga themelet paaftësinë dhe militantët e PD dhe LSI nga ky institucion.

VOTONI EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019