EDUART NDOCAJ . ESPOZITA KUSHTUAR HEROIT KOMBETAR

Home » Aktualitet » EDUART NDOCAJ . ESPOZITA KUSHTUAR HEROIT KOMBETAR

By arberia on August 9, 2018. No Comments

ESPOZITA KUSHTUAR HEROIT KOMBETAR
Pas disa muajsh “pushim “ sot në galerinë e Pallatit Kultures Lezhë Eduart Ndocaj u prezantua përseri përpara publikut lezhian me një tjeter ekspozitë pikturash të larmishme dedikuar figures kryesore të kombit shqiptar GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU. Kjo ekspozitë perkon me aktivitetet e tjera festive në kuader të Vitit Jubilar kushtuar Heroit tonë Kombetar. Ekspozita terhoqi vemendjen e shumë dashamirasve të artit e të kultures. Të pranishem ishin perfaqsues edhe pushtetit lokal në Lezhë dhe më gjerë. Piktor të shumtë pergezuan kolegun e ri Eduart Ndocaj për talentin dhe guximin në paraqitjen e nje zhanri të lakmueshem figurash të tjera kombetare e lokale ku në qender qendron lavdishem SKENDERBEU. Aktivitetin e hapjes së ekspozites e pershendeti perfaqsuesi i sektorit kulturor pranë Bashkis Lezhë si edhe personalitete të fushave biznesit të ardhur edhe nga vende të ndryeshme europiane si biznesmeni i njohur në Zvicer z Ilir Nebia e tj. Gjate ketij aktiviteti z Eduart Ndocaj falenderoj të pranishmit duke nenvizuar rëndesin që ka figura madhore e SKENDERBEUT për ti dhënë edhe më shumë vlera vepres së ATLETIT TE KRISHTIT në ketë periudhë trazuar ballkanike ku flitet për pazare kufijsh shtetëror. Me ketë ekspozitë z Eduart Ndocaj shfaqet për heren e dytë para publikut duke paraqitur cilesi dhe ardhmeri premtuese edhe në fushen e artit piktures.
LEZHE 2018

Leave a Reply